User manual

7. OPSIONET
Opsionet e dëshiruara mund
të aktivizohen kurdo përpara
nisjes së një programi.
Nuk mund t'i aktivizoni ose
çaktivizoni opsionet gjatë
kryerjes së një programi.
Jo të gjitha opsionet
përputhen me njëra-tjetrën.
Nëse keni zgjedhur opsione
që nuk përputhen, pajisja
çaktivizon automatikisht
njërin ose më shumë prej
tyre. Vetëm treguesit e
opsioneve ende aktive
qëndrojnë ndezur.
7.1 Lista e opsioneve
Opsionet Vlerat Përshkrimi
Shtyrja e
programit
Nga 1 deri në 24 orë
JOAKTIV (vlera e parazgjedhur)
Shty nisjen e programit.
XtraDry AKTIV
JOAKTIV (vlera e parazgjedhur)
Aktivizojeni këtë opsion
nëse doni të rrisni
performancën në tharje.
Referojuni informacionit
specifik që jepet në këtë
kapitull.
Cilësimet Vendosni cilësimet e pajisjes
7.2 Vendosja e një opsioni
Lista e opsioneve do të shfaqë vetëm
opsionet e zbatueshme për programin e
zgjedhur aktualisht. Opsionet e
pazbatueshme nuk janë të dukshme.
Disa opsione nuk përputhen me njëra-
tjetrën. Kur të caktoni 2 opsione që nuk
përputhen me njëra-tjetrën, pajisja do të
çaktivizojë një nga opsionet.
Kur programi të përfundojë ose të
anulohet, opsionet caktohen në vlerat e
parazgjedhura.
1. Shtypni tastin Option.
2. Zgjidhni një opsion.
Ekrani shfaq vlerën e opsionit që
tregohet në thonjëza.
3. Shtypni tastin OK për ta ndryshuar
vlerën nga JOAKTIV në AKTIV ose
anasjelltas.
Nëse opsioni i zgjedhur është Shtyrja e
programit, kur shtypni butonin OK ekrani
tregon numrin e orëve të disponueshme
për shtyrjen e programit. Zgjidhni numrin
e orëve dhe shtypni sërish butonin OK
për të konfirmuar.
4. Për t'u kthyer në listën e programeve,
shtypni në mënyrë të përsëritur
butonin Option derisa ekrani të
tregojë programin e zgjedhur.
7.3 XtraDry
Aktivizojeni këtë opsion kur dëshironi të
rrisni performancën në tharje. Me
përdorimin e këtij opsioni, mund të
ndryshojë kohëzgjatja e disa
programeve, konsumi i ujit dhe
temperatura e shpëlarjes së fundit.
Opsioni XtraDry është një opsion i
përhershëm për të gjitha programet
përveç ECO dhe nuk është nevoja të
zgjidhet në çdo cikël.
Sa herë që aktivizohet ECO, opsioni
XtraDry është joaktiv dhe duhet të
zgjidhet manualisht. Në programet e
tjera, cilësimi i XtraDry është i
përhershëm dhe përdoret automatikisht
në ciklet e tjera. Ky konfigurim mund të
ndryshohet në çdo kohë.
www.electrolux.com12