User manual

Aktivizimi i opsionit XtraDry çaktivizon
TimeManager.
7.4 TimeManager
Ky opsion rrit presionin dhe
temperaturën e ujit.
Programet e larjes dhe të tharjes janë
më të shkurtra. Kohëzgjatja totale e
programit ulet me rreth 50%.
Rezultatet e larjes janë të njëjtat me
kohëzgjatjen normale të programit, por
rezultatet e tharjes mund të mos jenë
shumë të kënaqshme.
Opsioni TimeManager nuk është i
aplikueshëm për të gjitha programet.
1. Shkoni poshtë te lista e programeve
dhe zgjidhni një program.
2. Shtypni butonin OK për të
konfirmuar.
Nëse është i aplikueshëm opsioni
TimeManager për programin e zgjedhur,
ekrani shfaq 2 gjendjet I shpejtë dhe
Normal dhe kohëzgjatjen e programit për
secilën gjendje:
I shpejtë: TimeManager është i
aktivizuar. Shtypni butonin OK për
të konfirmuar.
Normal: TimeManager është i
çaktivizuar. Shtypni butonin OK
për të konfirmuar.
8. PËRPARA PËRDORIMIT TË PARË
Herën e parë që aktivizoni pajisjen,
nevojitet që të caktoni gjuhën. Gjuha e
paracaktuar është anglishtja.
1. Caktoni gjuhën.
Shtypni OK për ta konfirmuar
anglishten.
Lëvizni te lista e gjuhëve në
dispozicion për një gjuhë të re
dhe shtypni OK për ta konfirmuar.
2. Sigurohuni që niveli i aktual i
zbutësit të ujit të përkojë me
fortësinë e ujit nga ujësjellësi.
Nëse jo, përshtatni nivelin e
zbutësit të ujit.
3. Mbushni kutinë e kripës.
4. Mbushni shpërndarësin e shpëlarësit.
5. Hapeni rubinetin e ujit.
6. Nisni një program për të hequr çdo
mbetje të përpunuar që mund të jetë
ende brenda pajisjes. Mos përdorni
detergjent dhe mos i ngarkoni
koshat.
Kur nisni një program, pajisjes mund t'i
duhen deri në 5 minuta për të ringarkuar
solucionin në zbutësin e ujit. Duket sikur
pajisja nuk po punon. Faza e larjes fillon
vetëm pasi kjo procedurë të ketë
përfunduar. Procedura do të përsëritet
në mënyrë periodike.
8.1 Zbutësi i ujit
Zbutësi i ujit heq mineralet nga uji, gjë që
mund të ketë një efekt negativ në
rezultatet e larjes dhe në pajisje.
Sa më e lartë të jetë përmbajtja e këtyre
mineraleve, aq më i fortë është uji.
Fortësia e ujit matet në shkallët
ekuivalente.
Funksioni i zbutjes së ujit duhet të
rregullohet sipas fortësisë së ujit në
zonën tuaj. Autoritetet përkatëse të
ujësjellësit mund t'ju informojnë mbi
fortësinë e ujit në zonën tuaj. Është e
rëndësishme që të vendosni nivelin e
duhur të zbutësit të ujit për të siguruar
rezultate të mira në larje.
Fortësia e ujit
Sistemi
gjerman (°dH)
Sistemi
francez (°fH)
mmol/l Gradë
Clarke
Niveli i zbutësit të
ujit
47 - 50 84 - 90 8.4 - 9.0 58 - 63 10
43 - 46 76 - 83 7.6 - 8.3 53 - 57 9
SHQIP 13