Basic Guide

Kutia e shkarkimit
Paralarja
Larja
Zbutësi (mos e mbushni mbi simbolin MAX
M
)
SI TË VINI NË PUNË NË CIKËL LARJEJE?
Përdorimi për herë të parë
Sigurohuni që lidhjet elektrike dhe ato
hidraulike të jenë në përputhje me
udhëzimet e instalimit.
Hiqni ambalazhin prej polistireni dhe gjithë
materialet e tjera brenda kazanit.
Realizoni një cikël larjeje me 90°C, pa tesha
brenda por me detergjent, për të pastruar
depozitën e ujit.
PËRDORIMI I PËRDITSHËM
Futja e teshave në pajisje
Hapni kapakun e
pajisjes.
Hapeni derën e
lavatriçes duke
shtypur butonin A:
Dy mbërthyeset
zhbllokohen
automatikisht.
Futni brenda
teshat, mbyllni
derën dhe
kapakun e lavatriçes.
Paralajmërim Përpara se të mbyllni
kapakun e pajisjes, sigurohuni që dera e
kazanit të jetë mbyllur mirë :
Kur dy mbërthyeset janë mbyllur,
butoni bllokues A lirohet.
Sasitë e detergjentëve
Hidhni sasinë e pluhurit larës në foletë e larjes
dhe paralarjes nëse keni zgjedhur
përzgjedhjen "paralarja". Hidhni zbutës rrobash
në folenë e posaçme
nëse është nevoja.
Përzgjedhja e programit të dëshiruar
Rrotulloni çelësin e zgjedhjes së programeve në
programin e dëshiruar. Butoni "Fillimi/Ndërprerja"
pulson ngjyrë jeshile.
Nëse rrotulloni çelësin e zgjedhjes së programeve
në një program tjetër në kohën kur një cikël është
në punë, pajisja nuk do ta njohë programin e ri të
zgjedhur. Butoni "Fillimi/Ndërprerja"
pulson në
ngjyrë të kuqe për disa sekonda.
A
Përzgjedhja e temperaturës
Shtypni vazhdimisht disa herë butonin
“Temperatura”
për të rritur ose ulur
temperaturën (shih “Programet e larjes”). Simboli
do të thotë larje me ujë të ftohtë.
Përzgjedhja e shpejtësisë së centrifugimit
Rrotullojeni përzgjedhësin e shpejtësisë së
centrifugimit
deri te shpejtësia e dëshiruar.
Mund edhe të përzgjidhni edhe "Shpëlarje me
pushim"
ose “Cikli i natës” .
Për shpejtësitë maksimale të centrifugimit shihni
"Programet e larjes".
Në përfundim të programit, nëse keni zgjedhur
"Shpëlarje me pushim"
ose “Cikli i natës” ,
duhet të përzgjidhni më pas një program
"Centrifugimi"
ose “Kullimi” për të
përfunduar ciklin dhe për të zbrazur ujin.
Përzgjedhja e opsioneve
Ju duhet të zgjidhni opsionet e ndryshme pas
zgjedhjes së programit dhe para se të shtypni
butonin "Fillimi/Ndërprerja"
(shikoni "Tabela e
programit"). Shtypni butonin(at) e dëshiruar: dritat
përkatëse ndizen. Kur shtypen përsëri, dritat
fiken. Nëse një prej opsioneve nuk është i
pajtueshëm me programin e zgjedhur, butoni
"Fillimi/Ndërprerja"
pulson në ngjyrë të kuqe.
Përzgjedhja "Paralarja"
Pajisja kryen një proces paralarjeje me 30°C.
Opsioni "Të përditshme"
Ky opsion lejon zhvillimin e një cikli larjeje
rrobave të ndotura pak me kohë të reduktuar.
4 electrolux