Basic Guide

Opsioni "Shumë e shpejtë"
Koha e larjes do të reduktohet në varësi të
programit të zgjedhur.
Opsioni "Shpëlarje shtesë"
Makina larëse do të shtojë një ose më shumë
shpëlarje gjatë ciklit. Ky opsion rekomandohet
për njerëzit me lëkurë të ndjeshme dhe në zona
me ujë të butë.
"Shtyrja e programit"
Ky opsion ju mundëson ta shtyni fillimin e
programit të larjes me 3, 6 ose 9 orë duke
shtypur butonin "Shtyrja e programit"
.
Ju mund ta ndryshoni ose ta anuloni kohën e
shtyrjes së programit në çdo moment përpara se
të shtypni butonin "Fillimi/Ndërprerja"
, duke
shtypur përsëri butonin "Shtyrja e programit"
(kur të gjithë treguesit janë të fikur, programi i
larjes do të fillojë menjëherë).
Nëse ju tashmë e keni shtypur butonin "Fillimi/
Ndërprerja
dhe dëshironi që ta ndryshoni ose
ta anuloni shtyrjen e programit, veproni si vijon
më poshtë:
Për ta anuluar shtyrjen e programit dhe për ta
filluar menjëherë ciklin e larjes, shtypni "Fillimi/
Ndërprerja"
dhe pastaj "Shtyrja e
programit"
. Shtypni "Fillimi/Ndërprerja"
për të filluar ciklin.
Për të ndryshuar kohën e shtyrjes së
programit, ju duhet të shkoni në pozicionin
"Ndalo"
dhe të riprogramoni ciklin tuaj.
Kapaku do të bllokohet gjatë kohës së shtyrjes
së programit. Nëse ju duhet ta hapni, ju fillimisht
duhet ta ndaloni pajisjen duke shtypur butonin
"Fillimi/Ndërprerja"
. Pasi të mbyllni sërish
kapakun, shtypni butonin "Fillimi/Ndërprerja"
.
Nisja e programit
Shtypni butonin "Fillimi/Ndërprerja"
për të
filluar ciklin. Drita përkatëse do të ndizet ngjyrë
jeshile.
Është normale që çelësi i programeve të
qëndrojë i palëvizshëm gjatë ciklit. Drita që i
përket ciklit aktual ndriçohet.
+ : Paralarje + Larje
+ : Shpëlarjet + Centrifugimi
: Fundi i ciklit
Ndërprerja e një programi
Futja e rrobave të tjera gjatë 10 minutave të
para
Shtypni butonin "Fillimi/Ndërprerja"
: drita
përkatëse do të pulsojë ngjyrë jeshile ndërsa
pajisja është ndërprerë. Kapaku mund të hapet
vetëm rreth 2 minuta pasi lavatriçja të ketë
ndaluar procesin. Shtypni butonin "Fillimi/
Ndërprerja"
përsëri për të vazhduar
programin e larjes.
Modifikimi i programit në proces e sipër
Përpara se të bëni ndryshime në programin
aktual, ju duhet ta ndërpritni lavatriçen duke
shtypur butonin "Fillimi/Ndërprerja"
. Nëse
modifikimi nuk është i mundshëm, butoni "Fillimi/
Ndërprerja"
pulson në ngjyrë të kuqe për disa
sekonda. Nëse ende doni që ta ndryshoni
programin, ju duhet të anuloni programin aktual
(shikoni më poshtë).
Anulimi i programit
Nëse dëshironi ta anuloni programin, rrotulloni
çelësin e programeve në pozicionin "Ndalo"
.
Fundi i programit
Lavatriçja ndalon automatikisht, butoni "Fillimi/
Ndërprerja"
fiket dhe drita "Fundi i ciklit"
ndizet. Kapaku mund të hapet vetëm rreth 2
minuta pasi lavatriçja të ketë ndaluar procesin.
Rrotulloni çelësin e programeve në pozicionin
"Ndalo".
. Nxirrni rrobat nga lavatriçja. Hiqni
spinën elektrike dhe mbyllni rubinetin e hyrjes së
ujit.
Pezullimi : pasi programi të ketë
përfunduar pas pak minutash, do të
aktivizohet sistemi i kursimit të energjisë. Duke
shtypur çdo lloj butoni, pajisja do të dalë nga
statusi i kursimit të energjisë.
electrolux 5