Basic Guide

PROBLEME TË FUNKSIONIMIT
Përpara se të dilte nga fabrika, pajisja juaj u është
nënshtruar kontrolleve të shumta. Gjithsesi, nëse
vini re diçka që nuk shkon, ju lutemi referojuni
paragrafëve të mëposhtëm përpara se
kontaktoni me shërbimin e klientit.
Problemet Shkaqet
Makina larëse nuk fillon
punë ose nuk mbushet
me ujë:
pajisja nuk është e lidhur si duhet me rrjetin, instalimi elektrik nuk
funksionon, ka ndërprerje të korrentit,
kapaku i pajisjes tuaj dhe mbërthyeset e kazanit nuk janë mbyllur mirë,
nuk është zgjedhur mirë komanda e fillimit të programit,
është ndërprerë furnizimi me ujë, rubineti i hyrjes së ujit është i mbyllur,
filtrat e hyrjes së ujit janë të ndotur,
në zorrën e hyrjes së ujit shfaqet një shirit i kuq.
Pajisja mbushet me ujë
por zbrazet menjëherë:
elementi në formë U-je i kullimit është fiksuar shumë poshtë (shihni
paragrafin e instalimit).
Makina larëse nuk
shpëlan ose nuk zbrazet:
zorra e kullimit të ujit është bllokuar ose përthyer,
filtri i kullimit është bllokuar,
është aktivizuar detektori i çekuilibrimit: rrobat nuk janë shpërndarë
mirë brenda në kazan,
janë përzgjedhur programe të tilla si "Kullim" ose "Cikli i natës" ose
"Shpëlarje me pushim",
lartësia e elementit në formë U-je është e papërshtatshme.
Ka ujë rrotull makinës
larëse:
sasia e madhe e detergjentit ka shkaktuar derdhjen e shkumës,
detergjenti është i papërshtatshëm për larje me makinë,
elementi në formë U-je nuk është mbërthyer mirë,
filtri i kullimit nuk është vendosur në vend,
tubi i hyrjes së ujit rrjedh.
Rrobat nuk lahen mirë: detergjenti është i papërshtatshëm për larjen me makinë,
ka shumë rroba në kazan,
keni zgjedhur një cikël larjeje të papërshtatshëm,
nuk ka detergjent të mjaftueshëm.
Pajisja dridhet dhe bën
zhurmë:
nuk është hequr i gjithë ambalazhimi nga pajisja (shihni paragrafin e
instalimit),
pajisja nuk është niveluar dhe në ekuilibër,
pajisja është vendosur shumë afër murit ose mobilieve,
rrobat nuk janë shpërndarë mirë brenda në kazan, ngarkesa është
tepër e vogël
pajisja është në fillim të procesit, zhurma do të zhduket me kalimin e
kohës.
Cikli i larjes është shumë
i gjatë:
filtrat e hyrjes së ujit janë të ndotur,
ka ndërprerje të rrymës ose të furnizimit me ujë,
detektori i mbinxehjes së motorit është aktivizuar,
temperatura e hyrjes së ujit është më e ulët se zakonisht,
sistemi i sigurisë së detektimit të shkumës është aktivizuar (shumë
detergjent) dhe makina ka filluar të kullojë shkumën,
është aktivizuar detektori i çekuilibrimit: është shtuar një fazë shtesë
për t'i shpërndarë rrobat më mirë në kazan.
Makina ndalon gjatë një
cikli larjeje:
ka probleme në furnizimin me ujë ose me rrymë elektrike,
është përzgjedhur Shpëlarja me pushim,
mbërthyeset e kazanit janë të hapura.
Kapaku nuk hapet në
përfundim të ciklit:
temperatura brenda në kazan është shumë e lartë,
kapaku zhbllokohet 1 - 2 minuta pas përfundimit të ciklit.
8 electrolux