User manual

Zbrazni xhepat dhe shpalosni rrobat.
Kthejini së prapthi rrobat me disa shtresa,
të leshtat dhe veshjet me stampa.
Lajini njollat e vështira me detergjent të
veçantë.
Bëni kujdes me perdet. Hiqini kapëset e
tyre dhe futini perdet në një qese për larje
apo këllëf jastëku.
Mos lani në pajisje :
Veshje pa bordurë të kthyer apo me të
çara
–Sytjena me tel.
Përdorni një qese për larje për të larë
sendet e vogla.
Një ngarkesë shumë e vogël mund
shkaktojë probleme balancimi gjatë fazës
së centrifugimit. Nëse ndodh kjo,
rregulloni manualisht artikujt brenda
tamburit dhe startojeni sërish fazën e
centrifugimit.
NJOLLAT E VËSHTIRA
Për disa njolla, nuk mjafton uji dhe
detergjenti.
Rekomandojmë që këto njolla t'i hiqni
përpara se të vendosni rrobat në pajisje.
Për këtë ka heqës të veçantë njollash.
Përdorni heqës të veçantë njollash që i
përshtaten llojit të njollës dhe pëlhurës.
DETERGJENTET DHE PRODUKTET
SUPLEMENTARE
Përdorni vetëm detergjente dhe
substanca shtesë të prodhuara
posaçërisht për lavatriçen.
Mos i përzieni llojet e ndryshme të
detergjenteve.
Për të ndihmuar mjedisin, mos përdorni
më shumë detergjent sesa sasia e
caktuar.
Zbatoni udhëzimet që gjeni tek ambalazhi
i këtyre produkteve.
Përdorni produktet e duhura për llojin dhe
ngjyrën e pëlhurës, programin,
temperaturën dhe nivelin e ndotjes.
Nëse pajisja juaj nuk ka fole detergjenti
me ndarëse, shtoni detergjentet e
lëngshme me një pajisje dozuese (të
dhënë nga prodhuesi i detergjentit) ose
derdheni detergjentin e lëngshëm direkt
në kazan.
FORTËSIA E UJIT
Nëse fortësia e ujit në zonën tuaj është e
lartë ose mesatare, rekomandojmë që të
përdorni zbutës uji për lavatriçe. Në zonat
ku uji është i butë nuk nevojitet përdorimi i
zbutësit të ujit.
Kontaktoni me autoritetet lokale të
ujësjellësit për të njohur fortësinë e ujit.
Përdorni sasinë e duhur të zbutësit të ujit.
Zbatoni udhëzimet që gjeni tek ambalazhi i
produktit.
SPECIFIKIMET TEKNIKE
PËRMASAT Lartësia
Gjerësia
Thellësia
850 mm
400 mm
600 mm
TENSIONI / FREKUENCA E LINJËS
KONSUMI I ENERGJISË
SIGURESA
230 V / 50 Hz
2300 W
10 A
Niveli i mbrojtjes kundër hyrjes së grimcave të ngurta dhe
lagështisë
IPX4
Furnizimi me ujë Ujë i ftohtë
PRESIONI I UJIT Minimumi
Maksimumi
0,05 MPa (0,5 bar)
0,8 MPa (8 bar)
Lidhja me furnizimin me ujë Lloji 20/27
electrolux 13