User manual

SIGURIA E PËRGJITHSHME
Përpara se të kryeni mirëmbajtjen e pajisjes, çaktivizojeni atë
dhe hiqeni nga priza.
Mos i ndryshoni specifikimet e kësaj pajisjeje.
Zbatoni volumin e ngarkesës maksimale prej 5,5 kg
(referojuni kapitullit "Tabela e programeve").
Nëse kablloja e ushqimit është e dëmtuar, ajo duhet
zëvendësuar nga prodhuesi, agjenti i shërbimit ose persona
të kualifikuar, për të shmangur rreziqet.
Presioni i punës i ujit (minimumi dhe maksimumi) duhet të
jenë mes 0,5 bar (0,05 MPa) dhe 8 bar (0,8 MPa)
Vrimat e ajrimit në pjesën e poshtme (nëse ka) duhet të mos
bllokohen nga tapeti.
Pajisja duhet të lidhet me rrjetin e furnizimit me ujë duke
përdorur pajisjet e dhëna të zorrëve. Pajisjet e vjetra të
zorrëve nuk duhet të ripërdoren.
UDHËZIME PËR SIGURINË
INSTALIMI
Hiqni paketimin dhe bulonat e transportit.
Ruajini bulonat e transportit. Kur ta lëvizni
pajisjen sërish duhet ta bllokoni kazanin.
Mos instaloni ose mos përdorni një
pajisje të dëmtuar.
Mos e instaloni ose mos e përdorni
pajisjen kur temperatura është më e ulët
se 0 °C ose kur ekspozohet ndaj
kushteve atmosferike.
Zbatoni udhëzimet e instalimit të dhëna
me pajisjen.
Sigurohuni që dyshemeja ku instaloni
pajisjen të jetë e sheshtë, e fortë, e pastër
e ta durojë nxehtësinë.
Mos e instaloni pajisjen në një vend ku
dera e pajisjes nuk mund të hapet
plotësisht.
Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni
pajisjen sepse është e rëndë. Përdorni
gjithnjë doreza sigurie.
Sigurohuni që ndërmjet pajisjes dhe
dyshemesë të qarkullojë ajër.
Rregullojini këmbëzat në mënyrë që mes
pajisjes dhe tapetit të ketë hapësirë të
mjaftueshme.
Lidhja elektrike
Paralajmërim Rrezik zjarri dhe
goditjeje elektrike.
Pajisja duhet tokëzuar.
Sigurohuni që të dhënat elektrike në
pllakën e specifikimeve të përkojnë me
karakteristikat e rrjetit elektrik. Nëse nuk
përkojnë, kontaktoni me një elektricist.
Përdorni gjithmonë një prizë me tokëzim
të instaluar mirë.
Mos përdorni përshtatës me shumë
spina dhe kabllo zgjatuese.
Sigurohuni që të mos dëmtoni prizën dhe
kabllon elektrike. Kontaktoni me qendrën
e shërbimit ose një elektricist për
ndërrimin e kabllos elektrike të dëmtuar.
Pajisjen futeni në prizë vetëm në fund të
instalimit. Sigurohuni që spina të jetë e
arritshme pas montimit të pajisjes.
electrolux 3