User manual

PËRZGJEDHJA E PROGRAMIT TË
DËSHIRUAR
Rrotullojeni çelësin e zgjedhjes së
programeve në programin e dëshiruar.
Butoni "Fillo/Ndalo"
pulson në ngjyrë
gjelbër.
Nëse rrotulloni butonin e zgjedhjes së
programeve në një program tjetër në kohën
kur një cikël është në punë, pajisja do ta
injorojë programin e ri të zgjedhur. Pulson
"Err" dhe butoni "Fillo/Ndalo"
pulson i
kuq për pak sekonda.
PËRZGJEDHJA E TEMPERATURËS
Shtypni butonin me shtypje "Temperatura"
vazhdimisht për të rritur ose ulur
temperaturën (shihni “Tabela e
programeve”). Simboli
do të thotë larje e
ftohtë.
PËRZGJEDHJA E SHPEJTËSISË SË
CENTRIFUGIMIT
Shtypni butonin e centrifugimit
për të
ndryshuar shpejtësinë e centrifugimit. Ju
mund të zgjidhni edhe "Shpëlarje me
pushim"
ose “Cikli i natës” .
Për shpejtësitë maksimale të centrifugimit
shihni "Programet e larjes".
Shpëlarje me pushim
Duke zgjedhur këtë funksion, uji i shpëlarjes
së fundit nuk zbrazet për të parandaluar
zhubrosjen e rrobave.
Cikli i natës
Duke zgjedhur këtë funksion, pajisja nuk do
ta kullojë ujin e shpëlarjes së fundit dhe të
gjitha fazat e centrifugimit do të anulohen,
për të mos zhubrosur rrobat. Ky cikël larjeje
është pa zhurmë fare dhe mund të zgjidhet
gjatë natës ose kur ka tarifa më ekonomike
të shpenzimit të energjisë.
Në përfundim të programit, nëse keni
zgjedhur "Shpëlarje me pushim"
ose
“Cikli i natës”
, ju duhet të zgjidhni
pas programin "Centrifugim"
ose “Kullim”
për të përfunduar ciklin dhe për të
zbrazur ujin.
PËRZGJEDHJA E OPSIONEVE
Ju duhet të zgjidhni opsionet e ndryshme
pas zgjedhjes së programit dhe para se të
shtypni butonin "Fillimi/Ndërprerja"
(shikoni "Tabela e programit"). Shtypni
butonin(at) e dëshiruar; dritat treguese
përkatëse do të ndizen. Kur shtypen
përsëri, dritat fiken. Nëse një prej opsioneve
nuk është i pajtueshëm me programin e
zgjedhur, në ekran pulson mesazhi "Err"
dhe butoni "Fillimi/Ndërprerja"
pulson në
ngjyrë të kuqe.
PËRZGJEDHJA "PARALARJA"
Pajisja kryen një proces paralarjeje me
30°C.
OPSIONI "SHPËLARJE SHTESË"
Lavatriçja do të shtojë një ose më shumë
shpëlarje gjatë ciklit. Ky opsion
rekomandohet për njerëzit me lëkurë të
ndjeshme dhe në zona me ujë të butë.
E përkohshme: Shtypni butonin me shtypje
“Shpëlarje shtesë”
. Opsioni është aktiv
vetëm për programin e zgjedhur.
E përhershme : Mbani shtypur butonat me
shtypje “Paralarje”
dhe "Shtyrje
programi"
për pak sekonda. Përzgjedhja
aktivizohet përgjithmonë, edhe nëse pajisja
është e fikur. Për ta çaktivizuar atë,
përsëritni procesin.
"SHTYRJA E PROGRAMIT"
Ky opsion ju mundëson të shtyni fillimin e
programit të larjes me hapa prej 30, 60, 90
minutash, 2 orësh deri 20 orësh. Koha e
përzgjedhur shfaqet në ekran për pak
sekonda.
Ju mund të ndryshoni apo anuloni kohën e
shtyrjes së programit në çdo kohë përpara
se të shtypni butonin "Fillo/Ndërprit"
,
duke shtypur sërish butonin “Shtyrje
programi”
( tregon nisje të
menjëhershme).
Nëse e keni shtypur butonin me shtypje
"Fillo/Ndalo"
dhe dëshironi të ndryshoni
apo anuloni shtyrjen e programit, veproni si
më poshtë:
Për të anuluar shtyrjen e programit dhe
për ta filluar ciklin menjëherë, shtypni
"Fillo/Ndalo"
dhe pastaj "Shtyrja e
programit"
. Shtypni "Fillo/Ndalo"
për të filluar ciklin.
Për të ndryshuar kohën e shtyrjes së
programit, ju duhet të shkoni në
pozicionin "Ndalo"
dhe të riprogramoni
ciklin tuaj.
electrolux 7