User manual

Shkëputeni pajisjen nga energjia elektrike
duke e rrotulluar çelësin e programeve në
pozicionin "Ndalo"
.
Hiqeni pajisjen nga priza.
Zëvendësoni zorrën e kullimit dhe të
hyrjes së ujit.
Në këtë mënyrë, uji i mbetur në tuba do të
kullojë jashtë, duke shmangur çdo formim
akulli, çka mund të dëmtojë pajisjen tuaj.
Përpara se ta ndizni sërish pajisjen,
sigurohuni që të jetë instaluar në një zonë
ku temperatura të mos bjerë nën vlerat e
ngrirjes.
Përdorimi
Pajisja juaj është projektuar për një
përdorim normal shtëpiak. Mos e
përdorni pajisjen për qëllime komerciale
apo industriale ose për çdo qëllim tjetër
të ndryshëm nga ai për të cilin është
projektuar.
Referojuni udhëzimeve që gjeni në
etiketën e çdo teshe para se ta lani.
Mos vendosni tesha në lavatriçe që u
janë hequr njollat me benzinë, alkol,
trikloretilen, etj. Nëse keni përdorur heqës
të tillë njollash, prisni derisa këto
produkte të kenë avulluar, përpara se të
futni teshat në lavatriçe.
Zbrazni xhepat dhe shpalosni teshat
Kjo pajisje nuk është ndërtuar për t’u
përdorur nga persona (përfshirë fëmijët),
aftësitë fizike, ndjesore ose mendore të të
cilëve, ose mungesa e përvojës dhe
njohurive i pengon ata të përdorin pajisjen
me siguri pa mbikëqyrjen ose udhëzimet
e një personi përgjegjës, për të siguruar
që ata e përdorin pajisjen me siguri.
Fëmijët duhet të mbikëqyren për t'u
siguruar se nuk luajnë me pajisjen.
PËRSHKRIM I PRODUKTIT
1
3
2
1. Paneli i kontrollit
2. Doreza e kapakut
3. Këmbëzat e rregullueshme niveluese
electrolux 3