User manual

Duke zgjedhur këtë funksion, uji i shpëlarjes
së fundit nuk zbrazet për të parandaluar
zhubrosjen e rrobave.
Cikli i natës
Duke zgjedhur këtë funksion, pajisja nuk do
ta kullojë ujin e shpëlarjes së fundit dhe të
gjitha fazat e centrifugimit do të anulohen,
për të mos zhubrosur rrobat. Ky cikël larjeje
është pa zhurmë fare dhe mund të zgjidhet
gjatë natës ose kur ka tarifa më ekonomike
të shpenzimit të energjisë.
Në përfundim të programit, nëse keni
zgjedhur "Shpëlarje me pushim"
ose
“Cikli i natës”
, ju duhet të zgjidhni
pas programin "Centrifugim"
ose “Kullim”
për të përfunduar ciklin dhe për të
zbrazur ujin.
Përzgjedhja e opsioneve
Ju duhet të zgjidhni opsionet e ndryshme
pas zgjedhjes së programit dhe para se të
shtypni butonin "Fillimi/Ndërprerja"
(shikoni "Tabela e programit"). Shtypni
butonin(at) e dëshiruar; dritat treguese
përkatëse do të ndizen. Kur shtypen
përsëri, dritat fiken. Nëse një prej opsioneve
nuk është i pajtueshëm me programin e
zgjedhur, në ekran pulson mesazhi "Err"
dhe butoni "Fillimi/Ndërprerja"
pulson në
ngjyrë të kuqe.
Përzgjedhja "Paralarja"
Pajisja kryen një proces paralarjeje me
30°C.
Opsioni "Shpëlarje shtesë"
Lavatriçja do të shtojë një ose më shumë
shpëlarje gjatë ciklit. Ky opsion
rekomandohet për njerëzit me lëkurë të
ndjeshme dhe në zona me ujë të butë.
E përkohshme: Shtypni butonin me shtypje
“Shpëlarje shtesë”
. Opsioni është aktiv
vetëm për programin e zgjedhur.
E përhershme : Mbani shtypur butonat me
shtypje “Paralarje”
dhe "Shtyrje
programi"
për pak sekonda. Përzgjedhja
aktivizohet përgjithmonë, edhe nëse pajisja
është e fikur. Për ta çaktivizuar atë,
përsëritni procesin.
"Shtyrja e programit"
Ky opsion ju mundëson të shtyni fillimin e
programit të larjes me hapa prej 30, 60, 90
minutash, 2 orësh deri 20 orësh. Koha e
përzgjedhur shfaqet në ekran për pak
sekonda.
Ju mund të ndryshoni apo të anuloni
shtyrjen e programit në çdo kohë, përpara
se të shtypni butonin me shtypje "Fillo/
Ndalo"
duke shtypur butonin me shtypje
"Shtyrja e programit"
përsëri (0’ tregon
nisjen e menjëhershme).
Nëse e keni shtypur butonin me shtypje
"Fillo/Ndalo"
dhe dëshironi të ndryshoni
apo anuloni shtyrjen e programit, veproni si
më poshtë:
Për të anuluar shtyrjen e programit dhe
për ta filluar ciklin menjëherë, shtypni
"Fillo/Ndalo"
dhe pastaj "Shtyrja e
programit"
. Shtypni "Fillo/Ndalo"
për të filluar ciklin.
Për të ndryshuar kohën e shtyrjes së
programit, ju duhet të shkoni në
pozicionin "Ndalo"
dhe të riprogramoni
ciklin tuaj.
Kapaku do të bllokohet gjatë kohës së
shtyrjes së programit Nëse ju duhet ta
hapni atë, kalojeni fillimisht pajisjen në
pauzë duke shtypur butonin me shtypje
"Fillo/Ndalo"
. Pasi të mbyllni sërish
kapakun, shtypni butonin me shtypje "Fillo/
Ndalo"
.
Rregulluesi i kohës
Cikli mund të zgjatet ose të shkurtohet
duke përdorur butonat me shtypje " Time
Manager”
. Tregohet gjithashtu edhe
niveli i ndotjes së rrobave.
Niveli i
ndotjes
Ikona Lloji i tekstilit
Intensive Për rrobat me ndotje
të madhe
Normale Për rrobat me ndotje
normale
Ditore Për rrobat me ndotje
të përditshme
Të lehta Për rrobat me ndotje
të lehtë
Të shpejta
1)
Për rrobat me ndotje
shumë të lehtë
Shumë e
shpejtë
1)
Për rrobat e
përdorura ose të
veshura për një kohë
të shkurtër
Rifreskim
1)
2)
Vetëm për rifreskimin
e rrobave
6 electrolux