User manual

Niveli i
ndotjes
Ikona Lloji i tekstilit
Super
rifreskim
1)
2)
Vetëm për rifreskimin
e shumë pak rrobave
1) Për t'u përdorur në një gjysmë ngarkese.
2) Simboli pulson dhe zhduket: ky cikël larjeje është
vetëm një cikël rifreskimi.
Disponueshmëria e këtyre niveleve të
ndryshme ndryshon në sajë të llojit
programit të përzgjedhur.
Fillimi i programit
Shtypni butonin "Fillimi/Ndërprerja"
për
të filluar ciklin; drita përkatëse do të ndizet
në ngjyrë të gjelbër. Është normale që
çelësi i programeve të qëndrojë i
palëvizshëm gjatë ciklit. Simboli për ciklin
aktual dhe kohën e mbetur shfaqen në
ekran. Nëse është përzgjedhur shtyrja e
fillimit të programit, në ekran shfaqet
numërimi mbrapsht.
Nxehja
Gjatë ciklit, simboli
ndizet kur pajisja arrin
temperaturën e duhur.
Ndërprerja e një programi
Shtimi i rrobave në pajisje
Kur drita "Shtimi i rrobave"
është e
ndezur, mund të shtoni rroba duke vepruar
si më poshtë. Shtypni butonin "Fillimi/
Ndërprerja"
: drita përkatëse do të
pulsojë ngjyrë jeshile ndërsa pajisja ka
ndërprerë punën. Kapaku mund të hapet
vetëm rreth 2 minuta pasi lavatriçja të ketë
ndaluar procesin. Shtypni butonin "Fillimi/
Ndërprerja"
përsëri për të vazhduar
programin e larjes.
Modifikimi i programit në proces e
sipër
Përpara se të bëni ndryshime në programin
aktual, ju duhet ta ndërpritni punën e
lavatriçes duke shtypur butonin "Fillimi/
Ndërprerja"
. Nëse modifikimi nuk është i
mundur, në ekran pulson mesazhi "Err" dhe
butoni "Fillimi/Ndërprerja"
pulson në
ngjyrë të kuqe për disa sekonda. Nëse
ende doni që ta ndryshoni programin, ju
duhet të anuloni programin aktual (shikoni
më poshtë).
Anulimi i programit
Nëse dëshironi ta anuloni programin,
rrotulloni çelësin e programeve në
pozicionin "Ndalo"
.
Fundi i programit
Lavatriçja ndalon automatikisht; butoni
"Fillimi/Ndërprerja"
fiket dhe në ekran
pulson “0”. Kapaku mund të hapet vetëm
rreth 2 minuta pasi lavatriçja të ketë ndaluar
procesin. Rrotulloni çelësin e programeve
në pozicionin "Ndalo"
. Nxirrni rrobat nga
pajisja. Hiqni spinën elektrike dhe mbyllni
rubinetin e hyrjes së ujit.
Pezullim: pasi programi të kete përfunduar
pas pak minutash, do të aktivizohet sistemi
i kursimit të energjisë. Ndriçimi i ekranit
është ulur. Duke shtypur çdo buton, pajisja
do të dalë nga statusi i kursimit të energjisë.
PROGRAMET E LARJES
Programi / Lloji i larjes Pesha Opsionet e disponueshme
Të pambukta (ujë i ftohtë - 90°): Rroba
të bardha ose me ngjyra, p.sh. të ndotura
normalisht, çarçafë krevati, mbulesa tavoline,
të brendshme, peshqirë.
Shpejtësia maks. e centrifugimit: 1000 rpm
5,5 kg Cikli i natës, Shpëlarje me pushim,
Paralarje, Shpëlarje shtesë, Shtyrje
programi, Rregulluesi i kohës
Sintetike (ujë i ftohtë - 60°): Rrobat
sintetike, të brendshmet, rrobat me ngjyra,
këmishët që nuk hekurosen, bluzat.
Shpejtësia maks. e centrifugimit: 900 rpm
2,5 kg Cikli i natës, Shpëlarje me pushim,
Paralarje, Shpëlarje shtesë, Shtyrje
programi, Rregulluesi i kohës
Delikate (ujë i ftohtë - 40°): Për të
gjitha materialet delikate, për shembull,
perdet.
Shpejtësia maks. e centrifugimit: 700 rpm
2,5 kg Cikli i natës, Shpëlarje me pushim,
Paralarje, Shpëlarje shtesë, Shtyrje
programi, Rregulluesi i kohës
electrolux 7