User manual

PROBLEME TË FUNKSIONIMIT
Përpara se të dilte nga fabrika, pajisja juaj i
është nënshtruar një sërë kontrollesh.
Gjithsesi, nëse vini re një keqfunksionim, ju
lutemi referojuni paragrafëve të mëposhtëm
përpara se të kontaktoni me shërbimin e
klientit.
Problemet Shkaqet
Pajisja nuk fillon punë
ose nuk mbushet me
ujë:
pajisja nuk është lidhur si duhet, instalimi elektrik nuk funksionon, ka
shkëputje të energjisë elektrike,
kapaku i pajisjes tuaj dhe mbërthyeset e kazanit nuk janë mbyllur mirë,
nuk është zgjedhur mirë komanda e fillimit të programit,
është ndërprerë furnizimi me ujë, saraçineska e hyrjes së ujit është e
mbyllur,
filtrat e hyrjes së ujit janë bllokuar me papastërti (shihni seksionin
'Kujdesi dhe pastrimi').
Pajisja mbushet me ujë,
por zbrazet menjëherë:
elementi në formë U-je i kullimit është fiksuar shumë poshtë (shihni
seksionin 'Instalimi').
Pajisja nuk bën shpëlarje
ose nuk zbrazet:
zorra e kullimit të ujit është bllokuar ose është përthyer,
mbledhësja e objekteve është bllokuar (shihni seksionin 'Kujdesi dhe
pastrimi'),
është aktivizuar detektori i çekuilibrimit : rrobat nuk janë shpërndarë
mirë brenda në kazan,
është zgjedhur programi 'Kullimi' ose opsioni 'Cikli i natës' ose
'Shpëlarje me pushim',
lartësia e elementit në formë U-je është e papërshtatshme.
Pajisja nuk bën
centrifugim:
ka problem ekuilibri me ngarkesën e rrobave: shtoni më shumë rroba
ose rregulloni me dorë rrobat brenda kazanit.
Keni vënë re ujë rrotull
pajisjes:
sasia e madhe e detergjentit ka shkaktuar derdhjen e shkumës,
detergjenti është i papërshtatshëm për larje me lavatriçe,
elementi në formë U-je nuk është mbërthyer mirë,
tubi i hyrjes së ujit rrjedh.
Rezultatet e larjes nuk
janë të kënaqshme :
detergjenti është i papërshtatshëm për larje me lavatriçe,
brenda në kazan ka shumë rroba,
është zgjedhur një cikël larjeje i papërshtatshëm,
nuk është përdorur detergjent i mjaftueshëm.
Pajisja dridhet dhe bën
zhurmë:
nuk është hequr i gjithë ambalazhimi nga pajisja (shihni 'Instalimi'),
pajisja nuk është në nivel dhe në ekuilibër (shihni 'Instalimi'),
pajisja është vendosur shumë afër murit ose mobilieve,
rrobat nuk janë shpërndarë mirë brenda në kazan, ngarkesa është
tepër e vogël.
pajisja është në fillim të procesit, zhurma do të zhduket me kalimin e
kohës.
Cikli i larjes është shumë
i gjatë:
filtrat e hyrjes së ujit janë të ndotur (shihni 'Kujdesi dhe pastrimi'),
është shkëputur korrenti ose furnizimi me ujë,
temperatura e hyrjes së ujit është më e ulët se zakonisht,
është aktivizuar sistemi i sigurisë së detektimit të shkumës (shumë
detergjent) dhe lavatriçja ka filluar të kullojë shkumën,
është aktivizuar detektori i çekuilibrimit: është shtuar një fazë shtesë
për të bërë një larje më të njëtrajtshme në kazan.
Pajisja ndalon gjatë një
cikli larjeje:
ka probleme në furnizimin me ujë ose energji elektrike,
është përzgjedhur opsioni 'Shpëlarje me pushim',
kapakët e kazanit janë të hapur.
Kapaku nuk hapet në
përfundim të ciklit:
temperatura brenda në kazan është shumë e lartë,
kapaku zhbllokohet 1 - 2 minuta pas përfundimit të ciklit.
10 electrolux