User manual

Electrolux. Thinking of you.
Bëhuni edhe ju pjesë e botëkuptimit tonë në
www.electrolux.com
PËRMBAJTJA
Të dhëna për sigurinë 2
Përshkrim i produktit 3
Personalizimi 4
Si të vini në punë në cikël larjeje? 5
Përdorimi I përditshëm 5
Programet e larjes 7
Kujdesi dhe pastrimi 9
Probleme të funksionimit 10
Detergjentet dhe produktet suplementare
11
Specifikimet teknike 11
Vlerat e konsumit 12
Instalimi 12
Probleme që lidhen me mjedisin 14
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
TË DHËNA PËR SIGURINË
Ju lutemi lexoni me kujdes pikat e
mëposhtme përpara se të instaloni dhe të
përdorni pajisjen tuaj. Ruajeni këtë manual
bashkë me pajisjen.
SIGURIA E PËRGJITHSHME
Mos modifikoni si dhe mos u përpiqni ta
modifikoni këtë pajisje. Kjo do t'ju vinte
juve në rrezik.
Sigurohuni që të keni hequr nga teshat
gjithë monedhat, paramanat, karficat,
vidhat etj. përpara se të filloni një
program larjeje. Nëse i harroni aty gjatë
larjes, ato mund ta dëmtojnë seriozisht
pajisjen.
Përdorni sasinë e këshilluar të
detergjentit.
Vendosni teshat e vogla bashkë (çorape,
rripa, etj.) në çanta të vogla të linjta ose
në një kuti të posaçme.
Pas përdorimit, hiqeni pajisjen nga priza
dhe mbyllni rubinetin e hyrjes së ujit.
Para se të pastroni apo mirëmbani
pajisjen, shkëputeni atë gjithmonë nga
rrjeti elektrik.
Mos lani në lavatriçe tesha me fibra, të
ashpra apo të shqyera.
INSTALIMI
Shpaketoni ose kërkoni t'ua shpaketojnë
pajisjen sapo ta keni marrë. Kontrolloni
pajisjen nga jashtë për ndonjë dëmtim të
mundshëm. Raportojini shitësit çdo
dëmtim të shkaktuar nga transporti.
Hiqni gjithë bulonat e transportit dhe
paketimet përpara se të instaloni pajisjen.
Lidhja me ushqimin me ujë duhet kryer
nga një hidraulik i kualifikuar.
Nëse qarku elektrik i shtëpisë tuaj ka
nevojë të përshtatet për të mundësuar
lidhjen e pajisjes me rrjetin elektrik, kjo
duhet kryer nga një elektricist i kualifikuar.
Sigurohuni që, pas instalimit, kablli i
ushqimit të mos ketë ngecur nën pajisje.
Nëse pajisja montohet mbi një dysheme
të shtruar me qilim, sigurohuni që qilimi të
mos pengojë vrimat e ajrimit që ndodhen
në bazamentin e pajisjes.
Pajisja duhet pajisur me një prizë me
tokëzim, e cila përshtatet me rregulloret.
Përpara se të lidhni pajisjen tuaj me
energjinë elektrike, lexoni me kujdes
udhëzimet në kapitullin me emër "Lidhja
elektrike".
Zëvendësimi i kabllit të ushqimit duhet të
kryhet vetëm nga inxhinieri i autorizuar i
shërbimit.
Prodhuesi nuk mban përgjegjësi për
dëmtime që vijnë si pasojë e një instalimi
të pasaktë.
MASA PARAPRAKE QË DUHEN
MARRË KUNDËR NGRIRJES
Nëse pajisja është e vendosur në ambiente
me temperatura më të ulëta se 0°C, duhet
të ndërmerrni masat e mëposhtme:
Mbyllni rubinetin dhe zbërtheni tubin e
hyrjes së ujit.
Vendoseni skajin fundor të tubit të hyrjes
së ujit dhe atë të kullimit mbi një enë të
vendosur në dysheme.
2 electrolux