User manual

Të gjitha detergjentet e disponueshme në
treg për larjen në lavatriçe, mund të përdoren
në këtë pajisje:
detergjentet në trajtë pluhuri për të gjitha
llojet e teshave
detergjentet në trajtë pluhuri për teshat
delikate (60°C maksimumi) dhe të leshtat
detergjentet në trajtë lëngu, mundësisht
për programe me temperatura të ulëta
(60°C maksimumi) për të gjitha llojet e
teshave, ose të posaçme vetëm për të
leshtat.
Detergjenti dhe çdo produkt suplementar
duhet të vendoset në dhomëzën e posaçme
të sirtarit, përpara se të filloni programin e
larjes.
Nëse përdorni detergjente të lëngët, duhet
përzgjidhni një program pa paralarje.
Pajisja juaj përmban një sistem ri-qarkullimi
që mundëson përdorimin optimal të
detergjentit të përqendruar (koncentrat).
Ndiqni këshillat e prodhuesit të produktit
lidhur me sasitë e përdorimit dhe mos e
tejkaloni shenjën "MAX" në sirtarin e
dhomëzës së detergjentit .
Sasia e detergjentit që duhet përdorur
Lloji dhe sasia e detergjentit varen edhe nga
lloji i teshave, sasia e ngarkesës, nga shkalla
e ndotjes së teshave si dhe nga fortësia e ujit
të përdorur.
Ndiqni udhëzimet e prodhuesit të produktit
lidhur me sasitë që duhet të përdorni.
Përdorni më pak detergjent, nëse:
po lani një sasi të vogël teshash
teshat nuk janë shumë të ndotura
formohet shumë shkumë gjatë larjes.
Shkallët e fortësisë së ujit
Fortësia e ujit klasifikohet në "gradë" fortësie.
Të dhëna mbi fortësinë e ujit në zonën tuaj
mund të merrni pranë kompanisë së
ujësjellësit, ose nga autoritetet tuaja lokale.
Nëse shkalla e fortësisë së ujit është
mesatare ose e lartë ne u sugjerojmë
shtoni zbutës uji duke ndjekur gjithmonë
udhëzimet e prodhuesit. Kur shkalla e
fortësisë është e butë, rirregulloni sasinë e
detergjentit.
Programet e larjes
Programi
Temperatura maksimale dhe minimale
Përshkrimi i ciklit
Shpejtësia maksimale e rrotullimit
Ngarkesa maksimale e rrobave
Lloji i teshave
Përzgjedhjet
Dhomëza e
detergjentit
TË PAMBUKTAT
95°-30°
Larje kryesore - Shpëlarje
Shpejtësia maksimale e rrotullimeve 1200 rpm
Ngarkesa maksimale 6 kg - E reduktuar. ngarkesa 3 kg
1)
Për të pambuktat e bardha dhe ato me ngjyra
(rrobë me ndotje normale).
ROTULLIM,
SHPËLARJE ME
PUSHIM, CIKËL
NATE, TË
PËRDITSHME, I
SHPEJTË,
SHPËLARJE SHTESË
TË PAMBUKTA PROGRAM EKONOMIK
60°
Larje kryesore - Shpëlarje
Shpejtësia maksimale e rrotullimeve 1200 rpm
Ngarkesa maks. 6 kg
Të pambukta të bardha dhe që nuk u ikën ngjyra .
Ky program mund të zgjidhet për tesha të pambukta me
ndotje të lehtë ose normale. Temperatura do të ulet dhe
koha e larjes do të zgjatet. Kjo ju mundëson një larje të
mirë duke kursyer energji.
ROTULLIM,
SHPËLARJE ME
PUSHIM, CIKËL
NATE, SHPËLARJE
SHTESË
12 electrolux