User manual

6. Futni sirtarin e dhomëzës së detergjentit
në shinat drejtuese dhe shtyjeni brenda.
Kazani i larjes
Në kazan mund të formohen grumbullime
ndryshku si pasojë e ndryshkjes së trupave
të huaj nga larja apo nga uji i rubinetit që
përmban hekur.
E rëndësishme Mos e pastroni kazanin me
agjentë zhgëlqerëzues acide, agjentë
gërryes që përmbajnë klor ose hekur apo me
lesh teli.
1. Hiqni çdo grumbullim ndryshku nga
kazani me një agjent pastrues të
posaçëm për inoks.
2. Kryeni një cikël larjeje pa tesha brenda,
për të pastruar mbetjet e mundshme të
agjentëve pastrues.
Programi: Programi i shkurtër i të
pambuktave në temperaturë maksimale
dhe shtoni afërsisht 1/4 e gotës matëse
me detergjent.
Guarnicioni i derës
Kontrollojeni herë pas here guarnicionin e
derës dhe shmangni objekte të mundshëm
që mund të ngecin në pjesën e palosur të tij.
Pompa e kullimit
Pompa duhet kontrolluar rregullisht dhe
veçanërisht nëse:
pajisja nuk zbraz ujin dhe/ose shtrydh
pajisja bën një zhurmë të pazakontë gjatë
kullimit, si pasojë e objekteve të tilla si
paramane, monedha, etj. që bllokojnë
pompën.
Veproni si më poshtë:
1. Shkëputni pajisjen nga rryma elektrike.
2. Nëse është e nevojshme, prisni derisa uji
të jetë ftohur.
3. Hapni derën e pompës.
4. Vendosni një enë pranë pompës për të
mbledhur rrjedhje të mundshme.
5. Çlironi zorrën zbrazëse të emergjencës,
vendoseni atë mbi enë dhe hiqni
kapakun e saj.
16 electrolux