User manual

4. Vidhosni tubin përsëri te tapa.
5. Zhvidhosni tubin nga pajisja. Mbani një
shtrojë pranë pasi uji mund të rrjedhë
jashtë.
6. Pastroni filtrin në valvul me një furçë të
ashpër ose me një copë lecke.
7. Vidhoseni sërish tubin në pajisje dhe
sigurohuni që lidhja të jetë bërë mirë.
8. Hapni rubinetin e ujit.
Zbrazja e emergjencës
Nëse uji nuk zbrazet, veproni si më poshtë
për të zbrazur pajisjen:
1. hiqni spinën nga priza e korrentit;
2. Mbyllni rubinetin e ujit;
3. nëse është e nevojshme, prisni derisa uji
të jetë ftohur;
4. hapni derën e pompës;
5. vendosni një tas në dysheme dhe
vendosni fundin e tubit të zbrazjes së
urgjencës në tas. Hiqni kapakun. Uji
duhet të kullojë në tas si pasojë e forcës
së gravitetit. Kur tasi është mbushur plot,
vendosni sërish kapakun në tub. Zbrazni
tasin. Përsëriteni procedurën derisa të
mos derdhet më ujë nga zorra;
6. pastrojeni pompën nëse është e
nevojshme në mënyrën e
sipërpërshkruar;
7. zëvendësoni tubin e zbrazjes së
urgjencës në vendin e vet mbasi e keni
futur atë;
8. vidhosni përsëri pompën dhe mbyllni
derën.
Parandalim i formimit të brymës
Nëse makina instalohet në një vend ku
temperatura mund të bjerë poshtë 0°C,
vazhdoni si më poshtë:
1. Mbyllni tapën e ujit dhe zhvidhosni tubin
e futjes së ujit nga tapa;
2. Vendoseni skajin fundor të tubit të
zbrazjes së urgjencës dhe atë të tubit të
hyrjes mbi një enë të vendosur në
dysheme dhe lëreni ujin të dalë;
3. vidhosni përsëri tubin e futjes së ujit dhe
ripoziciononi tubin e zbrazjes së
urgjencës mbasi keni vendosur përsëri
tapën.
Duke e bërë këtë, i gjithë uji që mbetet në
pajisje del, duke shmangur formimin e akullit
dhe si rrjedhim dëmtimin ndaj pajisjes.
Kur e përdorni pajisjen përsëri, sigurohuni që
temperatura e ambientit të jetë mbi 0°C.
E rëndësishme Sa herë që thani ujin
përmes tubit të zbrazjes së urgjencës duhet
të hidhni 2 litra me ujë në dhomëzën e larjes
kryesore të sirtarit të detergjentit dhe pastaj
të kryeni programin e kullimit. Kjo do të
aktivizojë mekanizmin ECO Valve duke mos
lejuar që një pjesë e detergjentit të mbetet e
papërdorur në larjen tjetër.
Si të veprojmë nëse…
Probleme të tilla vijnë si pasojë e mungesës
së mirëmbajtjes së thjeshtë apo vëmendjes,
çka mund të zgjidhet lehtë pa qenë nevoja të
thërrisni një inxhinier. Përpara se të
kontaktoni Qendrën lokale të Shërbimit, ju
lutemi të kryeni kontrollet e mëposhtme.
18 electrolux