User manual

Gjatë punës së pajisjes është e mundur që
drita treguese e kuqe e butonit 6 të pulsojë,
një nga kodet e mëposhtëm të alarmit
shfaqet në ekran për të treguar se pajisja nuk
po punon:
: problem me furnizimin me ujë.
: Problem me kullimin e ujit.
: dera është e hapur.
Pasi të jetë eliminuar problemi, shtypni
butonin 6 për të rifilluar programin. Nëse, pas
gjithë këtyre kontrolleve, problemi vazhdon,
kontaktoni Qendrën lokale të Shërbimit.
Problemi Shkaku i mundshëm/zgjidhja
Lavatriçja nuk fillon punën:
Dera nuk është mbyllur.
Mbylleni derën fort.
Spina nuk është vendosur mirë në prizë.
Vendoseni spinën mirë në prizë.
Në prizë nuk kalon rrymë e elektrike.
Ju lutemi kontrolloni instalimet elektrike të shtëpisë tuaj.
Siguresa kryesore ka rënë.
Zëvendësoni siguresën.
Çelësi përzgjedhës nuk është vendosur mirë në pozicion dhe butoni
6 nuk është shtypur.
Ju lutemi rrotullojeni çelësin përzgjedhës dhe shtypni butonin 6
sërish.
Është përzgjedhur funksioni i shtyrjes së fillimit të programit.
Nëse do t'i lani teshat menjëherë, anuloni funksionin e shtyrjes
programit.
Pajisja nuk mbushet me ujë:
Rubineti i ujit është i mbyllur.
Hapni rubinetin e ujit.
Zorra e hyrjes së ujit është shtypur ose përthyer.
Kontrolloni lidhjen e tubit të hyrjes të ujit.
Filtri në tubin e hyrjes së ujit ose filtri i valvulit të hyrjes së ujit janë
bllokuar.
Pastroni filtrat e hyrjes së ujit (Shihni paragrafin "Pastrimi i filtrave
të hyrjes së ujit" për hollësi të mëtejshme).
Dera nuk është mbyllur mirë.
Mbylleni derën fort.
Pajisja nuk zbraz ujin dhe/
ose nuk shtrydh:
Zorra e kullimit të ujit është shtypur ose përthyer.
Kontrolloni lidhjen e tubit të kullimit të ujit.
Filtri i kullimit është bllokuar.
Pastroni filtrin e kullimit.
Një opsion ose program që mbaron me ujin akoma në vaskë ose që
eliminon të gjitha fazat e rrotullimit është zgjedhur.
Çaktivizojeni përzgjedhjejen.
Përzgjidhni programin e kullimit ose të shtrydhjes.
Teshat nuk janë shpërndarë mirë brenda në kazan.
Rishpërndani mirë teshat.
electrolux 19