User manual

6. Mbushni vrimën e sipërme më të vogël
dhe dy të mëdhatë me kapakët përkatës
plastik të spinës që vjen në çantën që
përmban broshurën me udhëzimet.
Pozicionimi i pajisjes
Instalojeni pajisjen mbi një dysheme të fortë
e të sheshtë. Sigurohuni që qarkullimi i ajrit
rreth e qark pajisjes së mos pengohet nga
tapete, qilima, etj. Kontrolloni që pajisja të
mos prekë murin apo njësi të tjera në
kuzhinë. Niveloni lavatriçen duke ngritur ose
ulur këmbëzat. Këmbëzat mund të
shtrëngohen për të rregulluar nivelin pasi
përmbajnë një dado vetë-mbërthyese, por
pajisja DUHET të jetë e niveluar dhe e
qëndrueshme. Nëse është e nevojshme,
kontrolloni përzgjedhjen me një nivelues.
Çdo rregullim i nevojshëm mund të bëhet me
një tra horizontal. Nivelimi i saktë parandalon
dridhjet, zhurmën dhe zhvendosjen e pajisjes
gjatë punës.
Kujdes Mos vendosni kurrë karton, dru
apo materiale të ngjashme nën pajisje
për të kompensuar një dysheme jo të
sheshtë.
Tubi i hyrjes së ujit
Paralajmërim Kjo pajisje duhet të
lidhet me një rubinet me ujë të
ftohtë.
1. Lidheni zorrën e hyrjes së ujit që keni
marrë bashkë me pajisjen, në një rubinet
me një diametër 3/4". Përdorni gjithmonë
zorrën e marrë bashkë me pajisjen.
E rëndësishme Mos përdorni zorrë të
pajisjes tuaj të mëparshme për ta lidhur
me rubinetin e ujit.
electrolux 23