User manual

Zorra e kullimit mund të zgjatet në një maksimum prej 4 metrash. Në Qendrën e Shërbimit
mund të merrni një zorrë kullimi shtesë dhe një mekanizëm lidhës.
Lidhja elektrike
Të dhënat mbi lidhjen elektrike janë dhënë në
pllakëzën e parametrave që ndodhet në
pjesën e brendshme të derës së pajisjes.
Kontrolloni që instalimet elektrike të shtëpisë
tuaj mund të durojnë ngarkesën maksimale
e parashikuar, duke patur parasysh edhe
pajisje të tjera shtëpiake në përdorim.
Lidheni pajisjen në një prizë me
tokëzim.
Prodhuesi heq dorë nga çdo
përgjegjësi për dëmtime ose
plagosje të shkaktuara si pasojë e
mosndjekjes së udhëzimeve të
mësipërme të sigurisë.
Kablli i ushqimit duhet të jetë i
arritshëm pas montimit të pajisjes.
Nëse kablli i ushqimit të pajisjes
duhet zëvendësuar, kjo duhet bërë
nga Shërbimi ynë i Klientit.
Probleme që lidhen me mjedisin
Materialet ambalazhuese
Materialet e shënuara me simbolin
janë të
riciklueshme.
>PE<=polietilen
>PS<=polistiren
>PP<=polipropilen
Kjo do të thotë se ato mund të riciklohen
duke i hedhur ato siç duhet të kazanët e
posaçëm të grumbullimit.
Këshilla ekologjike
Për të kursyer ujin, energjinë si dhe për të
ndihmuar në mbrojtjen e ambientit, ju
këshillojmë të ndiqni këto këshilla:
Teshat me ndotje normale mund të lahen
pa paralarje, për të kursyer kështu
detergjentin, ujin dhe kohën (edhe
ambienti mbrohet gjithashtu!).
Pajisja punon në mënyrë më ekonomike
nëse është e mbushur plot.
Me një para-trajtim të përshtatshëm, njollat
dhe pisllëku mund të hiqen nga teshat; më
pas mund t'i lani teshat në një temperaturë
më të ulët.
Llogarisni sasinë e detergjentit sipas
fortësisë së ujit, shkallës së ndotjes dhe
sasisë së teshave që do të lani.
electrolux 25