User manual

Përfundimi i programit
Kur programi përfundon, do të shfaqen tre
zero (
), drita treguese e Derës
( 8.2 ), drita treguese e Larjes ( 8.1 ) dhe
drita treguese e butonit 6 fiken dhe dera
mund të hapet.
Zgjedhja e opsionit të gabuar
Nëse është zgjedhur një përzgjedhje që
nuk përputhet me programin e zgjedhur
larës, do të shfaqet mesazhi Err për pak
sekonda si dhe drita e kuqe e butonit 6 do
të fillojë të pulsojë.
Shtyrja e Programit
Shtyrja e përzgjedhur e programit me anë
të shtypjes së butonit përkatës, shfaqet në
ekran për pak sekonda. Koha e shtyrjes së
programit do të zbresë me një njësi për
çdo orë. Kur ka mbetur vetëm 1 orë, koha
do të zbresë me minuta.
5.2:
Faza e ngrohjes
Gjatë ciklit të larjes, në ekran shfaqet ikona
e temperaturës ( 5.2 ), për të treguar se
pajisja ka nisur fazën e ngrohjes së ujit në
kazan.
Përdorimi i parë
Sigurohuni që lidhjet elektrike dhe ato
hidraulike të jenë në përputhje me
udhëzimet e instalimit.
Hiqni nga kazani çdo kallëp
bukëpeshku apo çdo lloj materiali
tjetër.
Hidhni 2 litra ujë në dhomëzën e larjes
kryesore
të sirtarit të detergjentit,
në mënyrë që të aktivizoni valvulin
ECO . Pastaj kryeni një cikël të
pambuktash me temperaturën më të
lartë pa futur asnjë teshë në pajisje,
për të mënjanuar mbetjet e prodhimit
nga tamburi dhe kazani. Hidhni 1/2 e
masës së detergjentit në dhomëzën e
larjes kryesore dhe ndizni pajisjen.
Përdorimi I përditshëm
Futja e teshave
Hapeni derën me kujdes duke e tërhequr
dorezën e derës nga jashtë. Vendosini teshat
në kazan, një nga një, duke i përzier sa më
shumë të jetë e mundur. Mbylleni derën.
Masni sasinë e detergjentit dhe zbutësit
të rrobave
Tërhiqni jashtë sirtarin derisa të ndalojë.
Matni sasinë e detergjentit të nevojshëm,
hidheni atë në dhomëzën e larjes kryesore
ose në dhomëzën përkatëse nëse
programi/përzgjedhja e zgjedhur e kërkon
një gjë të tillë (për hollësi të mëtejshme
referojuni "Sirtari i detergjentit").
Nëse është e nevojshme, hidhni zbutës
rrobash në dhomëzën me shenjën
(sasia
e përdorur nuk duhet të tejkalojë shenjën
"MAX" në sirtar). Mbylleni sirtarin me ngadalë.
8 electrolux