User manual

Zgjidhni programin e dëshiruar duke
kthyer çelësin e zgjedhjes së
programeve (1)
Ju mund të zgjidhni programin e duhur për
çdo lloj teshash duke ndjekur përshkrimet në
tabelat e programit të larjes (Shihni
"Programet e larjes"). Rrotullojeni çelësin e
zgjedhjes së programeve në programin e
dëshiruar. Zgjedhësi i programit përcakton
llojin e ciklit të larjes (p.sh. niveli i ujit, lëvizja e
kazanit, numri i shpëlarjeve) dhe
temperaturën e larjes sipas llojit të teshave.
Drita treguese e butonit 6 fillon të pulsojë dhe
në ekran shfaqet kohëzgjatja e programit të
përzgjedhur. Çelësi përzgjedhës mund të
rrotullohet si në drejtim orar ashtu edhe
kundër-orar. Pozicionojeni
në Rivendos
programin/Fikja e pajisjes.
Për përshkrimin e çdo programi larës të
çelësit përzgjedhës, shihni kapitullin
"Programet e Larjes".
Në përfundim të programit, çelësi
përzgjedhës duhet të kthehet në
pozicionin
, për të fikur pajisjen.
Kujdes Nëse e rrotulloni çelësin e
programeve në një program tjetër
ndërsa pajisja është në punë e sipër,
drita treguese e kuqe e butonit 6 do të
pulsojë 3 herë dhe mesazhi Err do të
shfaqet në ekran për të treguar një
përzgjedhje të gabuar. Pajisja nuk do ta
kryejë programin e ri të përzgjedhur.
Ulni shpejtësinë e rrotullimit duke
shtypur butonin 2
Kur programi i kërkuar është zgjedhur, pajisja
juaj automatikisht propozon shpejtësinë
maksimale të rrotullimit për atë program.
Shtypni butonin 2 vazhdimisht për të
ndryshuar shpejtësinë e rrotullimeve, nëse
dëshironi që teshat tuaja të lahen me një
shpejtësi të ndryshme nga ajo e këshilluar
nga vetë lavatriçja. Drita përkatëse ndriçon.
Zgjidhni opsionet e disponueshme duke
shtypur butonat 2, 3 dhe 4
Në varësi të programit, ju mund të kombinoni
funksione të ndryshme. Këto duhet të
përzgjidhen vetëm pasi të zgjidhni programin
e dëshiruar dhe përpara se nisni programin.
Kur shtypen këto butona, dritat treguese
korrespondues ndriçojnë. Kur shtypen
përsëri, drita treguese fiket. Nëse zgjidhet një
opsion i gabuar, drita treguese e integruar e
kuqe e butonit 6 pulson 3 herë.
Për përputhshmërinë midis programeve
të larjes dhe opsioneve, shihni kapitullin
"Programet e Larjes.
Zgjidhni Fillim me vonesë duke shtypur
butonin 7
Para se të nisni programin, nvse dëshironi të
vononi fillimin, shtypni butonin 7 vazhdimisht,
për të zgjedhur vonesën e dëshiruar. Vlera e
zgjedhur e shtyrjes së programit (deri në 20
orë) do të shfaqet në ekran për pak sekonda
e më pas do të shfaqet sërish kohëzgjatja e
programit.
Duhet të zgjidhni këtë përzgjedhje pasi të
keni vendosur programin dhe përpara se të
shtypni butonin 6 .
Ju mund të anuloni apo ndryshoni shtyrjen e
fillimit të programit, përpara se të shtypni
butonin 6 .
Përzgjedhja e shtyrjes së fillimit të programit:
1. Zgjidhni programin dhe opsionet e
kërkuara.
2. Zgjidhni fillimin me vonesë duke shtypur
butonin 7 .
3. Shtypni butonin 6 :
pajisja fillon numërimin e orëve nga lart.
Programi do të fillojë pasi të ketë
përfunduar koha e shtyrë.
Anulimi i shtyrjes së fillimit të programit pasi
keni shtypur butonin 6 :
electrolux 9