User manual

Treguesi përkatës i programit
ndizet.
Në ekran shfaqen të gjitha të
dhënat mbi programin e larjes.
2. Nëse është e nevojshme, ndryshoni
temperaturën, shpejtësinë e
centrifugimit, kohëzgjatjen e ciklit ose
shtoni funksione nga ato që
disponohen.
Kur aktivizoni një opsion, treguesi i
opsionit të vendosur ndizet.
Nëse keni vendosur diçka të
pasaktë, ekrani tregon se
përzgjedhja nuk është e
mundshme.
10.4 Futja e rrobave në pajisje
1. Hapni derën e pajisjes.
Ekrani tregon peshën e rrobave
dhe ngarkesën maksimale të programit
. Shiriti i tekstit ju thotë të fusni
rrobat.
2. Vendosini artikujt në kazan, njërin
pas tjetrit. Shkundini artikujt përpara
se t'i vendosni ato brenda pajisjes.
Në ekran pesha e rrobave përditësohet
me hapa prej 0,5 kg. Pesha është një
tregues i përgjithshëm që ndryshon me
llojin e rrobave.
Në programet me ngarkesën
maksimale të deklaruar,
nëse vendosni shumë rroba,
shiriti i tekstit ju thotë që
ngarkesa është plotësuar.
Në programet e tjera
treguesi MAX pulson dhe
shiriti i tekstit tregon që
ngarkesa maksimale është
tejkaluar. Për të arritur
konsumin dhe performancën
më të mirë, hiqini disa
artikuj.
3. Mbylleni derën mirë.
Shiriti i tekstit tregon sasinë e detergjentit
që duhet përdorur. Nëse keni vendosur
Set dosage det 1” dhe “Set dosage det
2”, në ekran shfaqet alternativa e
përdorimit të dy lloje detergjentesh.
KUJDES!
Sigurohuni që të mos
mbeten rroba ndërmjet
guarnicionit dhe derës.
Ekziston rreziku i rrjedhjes
së ujit ose i dëmtimit të
rrobave.
10.5 Përdorimi i detergjenteve
dhe aditivëve
1. Matni sasinë e duhur të detergjentit
dhe të zbutësit të rrobave.
2. Vendosni detergjentin dhe zbutësin e
rrobave te ndarjet.
3. Mbylleni me kujdes sirtarin e
detergjentit
10.6 Ndarjet e detergjentit
KUJDES!
Përdorni vetëm detergjente specifikë për lavatriçe.
SHQIP 17