User manual

Nëse pajisja është e
mbingarkuar, hiqni disa
artikuj nga kazani
dhe/ose mbani shtypur
derën dhe prekni butonin
Start/Pause (Nisja/
Pauza) në të njëjtën kohë
derisa treguesi
ndalojë së pulsuari
(shikoni figurën më
poshtë).
Water safety alert - Pajisja kundër
përmbytjes është e aktivizuar.
Shkëputni pajisjen. Mbyllni rubinetin e
ujit. Kontaktoni qendrën e autorizuar
të shërbimit.
Unstable mains supply - Furnizimi me
rrymë është i paqëndrueshëm. Prisni
derisa furnizimi me rrymë të bëhet i
qëndrueshëm.
Detergent overdosing - Reduktoni
sasinë e detergjentit.
PARALAJMËRIM!
Çaktivizojeni pajisjen para
se të kryeni kontrollet.
13.2 Defektet e mundshme
Problemi Zgjidhja e mundshme
Programi nuk fillon.
Sigurohuni që spina të jetë futur në prizë.
Sigurohuni që dera e pajisjes të jetë e mbyllur.
Sigurohuni që në kutinë e siguresave të mos ketë
siguresë të prishur.
Sigurohuni që butoni Nisja/Pauza të jetë shtypur.
Nëse caktohet vonesa ne nisje e programit, anulojeni
cilësimin ose prisni sa të përfundojë numërimi mbrapsht.
Çaktivizoni funksionin e bllokimit për fëmijët, nëse është
i ndezur.
Pajisja nuk mbushet
mirë me ujë.
Sigurohuni që rubineti i ujit të jetë i hapur.
Sigurohuni që presioni i furnizimit me ujë të mos jetë
shumë i ulët. Për këtë informacion, kontaktoni autoritetet
vendase të ujësjellësit.
Sigurohuni që rubineti i ujit të mos jetë i bllokuar.
Sigurohuni që filtri në tubin hyrës dhe filtri i valvulës të
mos jenë të bllokuar. Referojuni kapitullit "Kujdesi dhe
pastrimi".
Sigurohuni që tubi i furnizimit me ujë të mos jetë i
përdredhur ose i përthyer.
Sigurohuni që lidhja e tubit të hyrjes së ujit të jetë e
saktë.
Sigurohuni që lidhjet e tubave të hyrjes së ujit të jenë të
sakta.
www.electrolux.com26