User manual
Modaliteti fikur (W) Modaliteti lënë ndezur (W)
Informacionet e dhëna në tabelën më lart janë në përputhje me direktivën
implementuese 2009/125/EC të rregullores 1015/2010 të Komisionit të BE-së.
7. OPSIONET
7.1 Temperatura
Vendosni këtë opsion për të ndryshuar
temperaturën e parazgjedhur.
Treguesi
= ujë i ftohtë.
Në ekran shfaqet temperatura e
vendosur.
7.2 Spin (Centrifugimi)
Me këtë opsion ju mund të ulni
shpejtësinë e parazgjedhur të
centrifugimit.
Ekrani tregon treguesin e shpejtësisë së
vendosur.
Opsionet shtesë të centrifugimit:
Pa centrifugim
• Caktoni këtë opsion për të hequr të
gjitha fazat e centrifugimit.
• Vendosni këtë për pëlhura shumë
delikate.
• Faza e shpëlarjes përdor më shumë
ujë për disa programe larjeje.
• Ekrani shfaq treguesin .
Ndërprerje e shpëlarjes
• Vendosni këtë opsion për të
parandaluar rrudhat e rrobave.
• Programi i larjes ndalon me ujin në
kazan. Kazani rrotullohet rregullisht
për të parandaluar krijimin e rrudhave
te rrobat.
• Dera qëndron e bllokuar. Për të
zhbllokuar derën duhet të shkarkoni
ujin.
• Ekrani shfaq treguesin
.
Për të shkarkuar ujin,
referojuni seksionit "Në
përfundim të programit".
Ekstra i heshtur
• Vendosni këtë opsion për të hequr të
gjitha fazat e centrifugimit dhe për të
kryer një larje pa zhurmë.
• Faza e shpëlarjes përdor më shumë
ujë për disa programe larjeje.
• Programi i larjes ndalon me ujin në
kazan. Kazani rrotullohet rregullisht
për të parandaluar krijimin e rrudhave
te rrobat.
• Dera qëndron e bllokuar. Për të
zhbllokuar derën duhet të shkarkoni
ujin.
• Ekrani shfaq treguesin .
Për të shkarkuar ujin,
referojuni seksionit "Në
përfundim të programit".
7.3 Paralarje
Me këtë opsion mund të shtoni një fazë
paralarjeje te një program larjeje.
Përdoreni këtë opsion për rroba shumë
të ndotura.
Kur ta vendosni këtë opsion, kohëzgjatja
e programit rritet.
Treguesi përkatës ndizet.
7.4 Delay Start (Shtyrja e
programit)
Me këtë opsion mund ta shtyni fillimin e
programit nga 30 minuta në 20 orë.
Ekrani shfaq treguesin përkatës.
7.5 Extra Rinse (Shpëlarje
shtesë)
Me këtë opsion mund të shtoni disa
shpëlarje te një program larjeje.
Përdoreni këtë opsion për njerëzit që
janë alergjikë ndaj detergjenteve dhe në
zonat ku uji është i butë.
Treguesi përkatës ndizet.
SHQIP 13