User manual

Ulni shpejtësinë e rrotullimit duke
shtypur butonin 4
Kur programi i kërkuar është zgjedhur, pajisja
juaj automatikisht propozon shpejtësinë
maksimale të rrotullimit për atë program.
Shtypni butonin 4 vazhdimisht për të
ndryshuar shpejtësinë e rrotullimit, nëse doni
që rrobat të shtrydhen me shpejtësi tjetër.
Zgjidhni opsionet e disponueshme duke
shtypur butonat 4, 5 dhe 6
Në varësi të programit, ju mund të kombinoni
funksione të ndryshme. Këto funksione
duhen përzgjedhur pasi të keni zgjedhur
programin e dëshiruar dhe përpara se të
shtypni butonin 8 .
Kur shtypni këta butona, në ekran shfaqen
ikonat përkatëse. Kur shtypen sërish, ikonat
zhduken. Nëse përzgjidhet një opsion i
gabuar, drita e integruar e kuqe treguese e
butonit 8 pulson 3 herë dhe në ekran shfaqet
mesazhi Err për pak sekonda.
Për përputhshmërinë midis programeve
të larjes dhe opsioneve, shihni kapitullin
"Programet e larjes".
Zgjidhni Shtyrja e fillimit duke shtypur
butonin 7
Përpara se të nisni programin, nëse dëshironi
ta shtyni nisjen, shtypni butonin 7
vazhdimisht, to për të përzgjedhur shtyrjen e
dëshiruar. Ikona përkatëse 2.6 do të shfaqet
në ekran në pjesën e sipërme të ekranit.
Vlera e zgjedhur e shtyrjes së programit (deri
në 20 orë) do të shfaqet në ekran për pak
sekonda e më pas do të shfaqet sërish
kohëzgjatja e programit.
Duhet të zgjidhni këtë përzgjedhje pasi të
keni vendosur programin dhe përpara se të
shtypni butonin 8 .
Ju mund të anuloni apo ndryshoni shtyrjen e
fillimit të programit, përpara se të shtypni
butonin 8 .
Përzgjedhja e shtyrjes së fillimit të programit:
1. Zgjidhni programin dhe opsionet e
kërkuara.
2. Zgjidhni shtyrjen e fillimit duke shtypur
butonin 7 .
3. Shtypni butonin 8 :
pajisja fillon numërimin e orëve nga lart.
Programi do të fillojë pasi të ketë
përfunduar koha e shtyrë.
Anulimi i shtyrjes së fillimit të programit pasi
keni shtypur butonin 8 :
1. Vendoseni lavatriçen në PAUSE duke
shtypur butonin 8 .
2. Shtypni butonin 7 një herë derisa simboli
të shfaqet
3. Shtypni butonin 8 përsëri për të filluar
programin.
E rëndësishme Shtyrja e zgjedhur mund të
ndryshohet vetëm mbas zgjedhjes përsëri të
programit të larjes.
Shtyrja e fillimit nuk mund të përzgjidhet me
programin THARJA .
Nisni programin duke shtypur butonin 8
Për të nisur programin e zgjedhur, shtypni
butonin 8 , drita e gjelbër treguese e butonit
8 ndalon së pulsuari. Ikona 2
.8 shfaqet në
ekran për të treguar që pajisja fillon
funksionimin dhe dera bllokohet.
Për të ndërprerë një program në proces,
shtypni butonin 8 : drita jeshile treguese fillon
të pulsojë.
Për të rifilluar programin nga momentin në të
cilin e ndërpretë, shtypni përsëri butonin 8
sërish . Nëse keni zgjedhur shtyrjen e fillimit
të programit, pajisja do të fillojë numërimin
mbrapsht.
Nëse përzgjidhet një opsion i gabuar, drita e
kuqe treguese e butonit 8 pulson 3 herë,
mesazhi Err shfaqet për pak sekonda.
Zgjidhni përzgjedhjen e Rregulluesit të
Kohës duke shtypur butonat 9
Duke shtypur këta butona disa herë,
kohëzgjatja e ciklit të larjes mund të zgjatet
ose të shkurtohet. Ikona 2.10 do të shfaqet
në ekran për të treguar nivelin e zgjedhur
ndotjes. Ky opsion është i disponueshëm
vetëm me programet Të pambukta ,
Sintetike dhe Delikate .
Niveli i
ndotjes
Ikona Lloji i tekstilit
Intensive Për rrobat me ndotje
të madhe
Normale Për rrobat me ndotje
normale
Të përditshme Për rrobat me ndotje
të përditshme
E lehtë Për rrobat me ndotje
të lehtë
E shpejtë Për rrobat me ndotje
shumë të lehtë
10 electrolux