User manual

Pompa e zbrazjes
Pompa duhet të inspektohet rregullisht dhe
veçanërisht nëse:
pajisja nuk zbraz ujin dhe/ose nuk
centrifugon;
pajisja bën një zhurmë të pazakontë gjatë
kullimit, si pasojë e objekteve të tilla si
paramana, monedha, etj. që bllokojnë
pompën;
ka një problem me zbrazjen e ujit (shihni
kapitullin "Si të veprojmë nëse..." për
hollësi të mëtejshme).
Paralajmërim Para se të hapni derën e
pompës, fikeni pajisjen dhe shkëputeni
nga priza.
Veproni si më poshtë:
1. Hiqni spinën nga priza.
2. Nëse është e nevojshme, prisni derisa uji
të jetë ftohur.
3. Hapni derën e pompës.
4. Vendosni një enë afër pompës për të
mbledhur rrjedhje të mundshme.
5. Nxirreni jashtë zorrën zbrazëse të
urgjencës, vendoseni në enë dhe hiqjani
tapën.
6. Kur nuk del më ujë jashtë, zhvidhosni
pompën duke e rrotulluar në drejtimin e
kundër të akrepave të orës, dhe hiqni
filtrin. Përdorni pinca, nëse është e
nevojshme. Mbani gjithmonë një leckë
pranë për të fshirë çdo rrjedhje uji gjatë
heqjes së kapakut.
Pastrojeni filtrin me ujë të rrjedhshëm,
për të hequr papastërtitë.
7. Hiqni sendet e huaja dhe pushin nga
foleja e filtrit dhe helika e pompës.
8. Kontrolloni me kujdes nëse helika e
pompës rrotullohet (duhet të rrotullohet
me shkëputje). Nëse nuk rrotullohet, ju
lutemi kontaktoni me Qendrën e
Shërbimit.
18 electrolux