User manual

Problemi Shkaku i mundshëm/Zgjidhja
Lavatriçja nuk fillon punën:
Dera nuk është mbyllur.
Mbylleni derën mirë.
Spina nuk është futur mirë në prizë.
Vendoseni spinën mirë në prizë.
Priza nuk është e lidhur me rrjetin.
Kontrolloni rrjetin elektrik të shtëpisë tuaj.
Siguresa kryesore ka rënë.
Zëvendësoni siguresën.
Çelësi përzgjedhës nuk është vendosur si duhet dhe butoni 8 nuk
është shtypur.
Rrotullojeni çelësin përzgjedhës dhe shtypni butonin 8 sërish.
Është përzgjedhur funksioni i vonimit të nisjes.
Nëse do t'i lani rrobat menjëherë, anuloni funksionin e shtyrjes së
programit.
Bllokimi i sigurisë për fëmijët është aktivizuar.
Çaktivizoni bllokimin e sigurisë për fëmijët.
Pajisja nuk mbushet me ujë:
Rubineti i ujit është i mbyllur.
Hapeni rubinetin e ujit.
Zorra e hyrjes së ujit është shtypur ose përdredhur.
Kontrolloni lidhjen e zorrës së hyrjes së ujit.
Filtri në zorrën e hyrjes së ujit është bllokuar.
Pastroni filtrin në zorrën e hyrjes së ujit.
Dera nuk është mbyllur mirë.
Mbylleni derën mirë.
Pajisja mbushet me ujë e më
pas zbrazet menjëherë:
Skaji fundor i zorrës së kullimit është vendosur shumë poshtë.
Referojuni paragrafit përkatës në seksionin «Kullimi i ujit».
Pajisja nuk zbraz ujin dhe/
ose nuk centrifugon:
Zorra e zbrazjes së ujit është shtypur ose përdredhur.
Kontrolloni lidhjen e zorrës zbrazëse të ujit.
Filtri në zbrazje është bllokuar.
Pastroni filtrin në zbrazje.
Keni përzgjedhur një opsion ose program që mbaron me ujin akoma
në kazan ose që i mënjanon të gjitha fazat e centrifugimit.
Përzgjidhni programin për zbrazje ose centrifugim.
Rrobat nuk janë shpërndarë njëtrajtësisht në kazan.
Rishpërndani rrobat.
Në dysheme ka rrjedhur ujë:
Keni hedhur shumë detergjent ose po përdorni detergjent të
papërshtatshëm (që krijon shumë shkumë).
Pakësoni sasinë e detergjentit ose përdorni një tjetër.
Kontrolloni nëse ka rrjedhje nga lidhjet e zorrës së hyrjes së ujit. Nuk
është gjithmonë e thjeshtë ta dalloni një gjë të tillë pasi uji rrjedh
poshtë nëpër zorrë; kontrolloni nëse zorra është e lagur.
Kontrolloni lidhjen e zorrës së hyrjes të ujit.
Zorra e zbrazjes ose ajo e hyrjes së ujit është dëmtuar.
Zëvendësojeni atë me një të re.
Tapa e zorrës zbrazëse të urgjencës nuk është vënë në vend, ose
filtri nuk është vidhosur si duhet mbas pastrimit.
Rivendosni kapakun në zorrën e zbrazjes së urgjencës ose
vidhoseni filtrin plotësisht.
electrolux 21