User manual

2. Skaji tjetër i zorrës së hyrjes së ujit që
lidhet me pajisjen mund të kthehet siç
tregohet në figurë.
Mos e vendosni zorrën e hyrjes së ujit për
poshtë.
Anojeni zorrën majtas apo djathtas në
varësi të pozicionit të rubinetin tuaj të ujit.
3. Vendoseni zorrën saktë duke liruar dadon
rrethore. Pasi të keni pozicionuar mirë
zorrën e hyrjes së ujit, sigurohuni që të
shtrëngoni dadon rrethore sërish për të
parandaluar rrjedhje.
Zorra e hyrjes së ujit nuk duhet të zgjatet.
Nëse ajo është shumë e shkurtër dhe nuk
dëshironi të lëvizni rubinetin, do t'ju duhet të
blini një të re, më të gjatë dhe veçanërisht të
projektuar për këtë përdorim.
E rëndësishme Përpara se të lidhni pajisjen
me tubat e rinj ose me tubat që nuk janë
përdorur për disa kohë, lëshoni një sasi të
arsyeshme uji për të shpëlarë çdo mbetje që
mund të jetë mbledhur nëpër tuba.
Kullimi i ujit
Gryka e tubit të kullimit mund të lidhet në tre
mënyra.
I kapur në skajin e një lavapjati duke
përdorur mekanizmin plastik të posaçëm
që keni marrë bashkë me pajisjen. Në këtë
rast, sigurohuni që gryka e tubit të mos
lirohet kur pajisja është duke u zbrazur. Kjo
mund të bëhet duke e lidhur atë me rubinit
me një copë spango ose duke e ngjitur atë
pas murit.
Në mekanizmin e tubave kullues të
lavapjatit. Ky mekanizëm duhet të jetë
mbi lak në mënyrë që laku të jetë të paktën
60 cm mbi tokë.
Direkt në tubin e kullimitnjë lartësi jo
më të vogël se 60 cm dhe jo më të madhe
se 90 cm. Gryka e zorrës kulluese duhet të
ajroset gjithmonë, p.sh. diametri i
brendshëm i tubint të kullimit duhet të jetë
më i madh se diametri i jashtëm i zorrës së
kullimit. Zorra e kullimit nuk duhet të
shtypet.
26 electrolux