User manual

Niveli i
ndotjes
Ikona Lloji i tekstilit
Super e
shpejtë
1)
Për rrobat e
përdorura ose të
veshura për një kohë
të shkurtër
Rifreskim
1)
2)
Vetëm për rifreskimin
e rrobave
Super
rifreskim
1)
2)
Vetëm për rifreskimin
e shumë pak rrobave
1) Ju këshillojmë të zvogëloni sasinë e ngarkesës (shihni
tabelën Programet e larjes).
2) Kur përzgjidhni këtë opsion ikona përkatëse shfaqet
vetëm për pak dhe më pas zhduket menjëherë.
Ndryshimi i një përzgjedhjeje ose një
programi në proces
Është e mundur të ndryshoni disa
përzgjedhje përpara se të aplikohen në
programin në proces.
Përpara se të bëni çdo ndryshim, duhet të
NDALONI procesin e lavatriçes duke shtypur
butonin 8 (nëse dëshironi të ndryshoni
përzgjedhjen e Rregulluesit të Minutave,
duhet të anuloni programin në proces dhe
bëni sërish përzgjedhjen tuaj).
Ndryshimi i një programi në proces është i
mundur vetëm duke e rivendosur atë.
Rrotullojeni çelësin përzgjedhës të
programeve në
, e më pas tek pozicioni i
programit të ri. Filloni programin e ri duke
shtypur sërish butonin 8 . Uji larës në kazanin
e lavatriçes nuk do të zbrazet.
Ndërprerja e një programi
Shtypni butonin 8 për të ndërprerë një
program në proces, drita treguese përkatëse
jeshile do të fillojë të pulsojë.
Shtypni sërish butonin për të rifilluar
programin.
Anulimi i një programi
Rrotulloni çelësin përzgjedhës tek pozicioni
për të anuluar një program në proces.
Tani mund të zgjidhni një program të ri.
Hapja e derës
Pasi ka filluar programi (ose gjatë shtyrjes së
fillimit të programit) dera është e kyçur, nëse
doni ta hapni atë, vendoseni fillimisht pajisjen
në PAUSE duke shtypur butonin 8 .
Nëse ikona 2.8 zhduket pas disa minutash,
dera mund të hapet.
Nëse ikona 2.8 nuk fiket, do të thotë se
pajisja është duke u ngrohur ose që niveli i ujit
është tepër i lartë. Mos u përpiqni ta hapni
derën me forcë!
Nëse nuk mundeni ta hapni derën por ju
duhet ta bëni këtë, duhet të fikni pajisjen duke
rrotulluar çelësin përzgjedhës në pozicionin
. Pas pak minutash dera mund të hapet
(kushtojini vëmendje nivelit dhe
temperaturës së ujit!) .
Pasi të mbyllni derën, është e nevojshme të
përzgjidhni sërish programin dhe
përzgjedhjet e tij si dhe të shtypni butonin 8 .
Në fund të programit
Pajisja ndalon automatikisht. Tre zero
pulsuese (
) shfaqen në ekran dhe drita
treguese e butonit 8 fiket. Disa sinjale
akustike do të tingëllojnë për disa minuta.
Nëse është zgjedhur një program ose opsion
që mbaron me ujin e mbetur në kazan, ikona
2.8 mbetet e shfaqur për të treguar se uji
duhet të zbrazet përpara se të hapet dera.
Ndiqni udhëzimet e mëposhtme për të
zbrazur ujin:
1.
Rrotullojeni çelësin e funksionit në
.
2. Përzgjidhni programin e kullimit ose të
shtrydhjes.
3. Zvogëloni shpejtësinë e rrotullimeve nëse
është nevoja, duke shtypur butonin
përkatës.
4.
Shtypni butonin 8 .
Në fund të programit, ikona 2.8 zhduket dhe
dera mund të hapet. Rrotullojeni çelësin e
funksionit në
për të fikur makinerinë.
Nxirrni rrobat nga kazani i lavatriçes dhe
kontrolloni që kazani të jetë bosh. Nëse nuk
keni ndërmend të kryeni një larje tjetër,
mbyllni rubinetin e ujit. Lini derën hapur për
të shmangur formimin e mykut dhe të erërave
të pakëndshme.
Pezullim : pasi programi të kete përfunduar
pas pak minutash, do të aktivizohet sistemi i
kursimit të energjisë. Ndriçimi i ekranit është
ulur. Duke shtypur çdo buton, pajisja do të
dalë nga statusi i kursimit të energjisë.
electrolux 11