User manual

Sirtari i pluhurit larës dhe i solucioneve shtesë
duhet të pastrohet rregullisht.
Nxirreni jashtë sirtarin duke shtypur kapësen
për poshtë dhe duke e tërhequr atë jashtë.
Lajeni duke e lënë në ujë të rrjedhshëm nën
një rubinet, për të hequr çdo mbetje të
grumbulluar pluhuri larës.
Për të ndihmuar pastrimin, pjesa e sipërme e
dhomëzës së produkteve suplementare
duhet të hiqet. Pastroni të gjitha pjesët me
ujë.
Pastrojeni dhomëzën e sirtarit me një furçë.
Kazani i larjes
Në kazan mund të formohen grumbullime
ndryshku si pasojë e ndryshkjes së trupave
të huaj nga larja apo nga uji i rubinetit
përmban hekur.
E rëndësishme Mos e pastroni kazanin me
agjentë zhgëlqerëzues acide, agjentë
gërryes që përmbajnë klor ose hekur apo me
lesh teli.
1. Hiqni çdo grumbullim ndryshku nga
kazani me një agjent pastrues të
posaçëm për inoks.
2. Kryeni një cikël larjeje pa tesha brenda,
për të pastruar mbetjet e mundshme të
agjentëve pastrues.
Programi: Programi i shkurtër i të
pambuktave në temperaturë maksimale
dhe shtoni afërsisht 1/4 e gotës matëse
me detergjent.
Guarnicioni i derës
Kontrollojeni herë pas here guarnicionin e
derës dhe shmangni objekte të mundshëm
që mund të ngecin në pjesën e palosur të tij.
electrolux 17