User manual

Pompa e kullimit
Pompa duhet të inspektohet rregullisht dhe
veçanërisht nëse:
pajisja nuk zbraz ujin dhe/ose shtrydh;
pajisja bën një zhurmë të pazakontë gjatë
kullimit, si pasojë e objekteve të tilla si
paramana, monedha, etj. që bllokojnë
pompën;
është diktuar një problem me kullimin e ujit
(shih kapitullin “Çfarë duhet bërë nëse...”
për më shumë hollësira).
Paralajmërim Përpara hapjes së derës
së pompës, fikeni pajisjen dhe
shkëputeni nga priza.
Veproni si më poshtë:
1. Hiqni spinën nga priza e korrentit.
2. Nëse është e nevojshme, prisni derisa uji
të jetë ftohur.
3. Hapni derën e pompës duke e hapur
kapakun nga kanali me ndihmën e një
monedhe (ose me një vegël të
përshtatshme, që mund të gjeni në
qeskën ku është dhe manuali i
përdorimit, në varësi të modelit).
1
2
4. Vendosni një enë me pak buzë pranë
pompës për të mbledhur rrjedhje të
mundshme.
5. Nxirrni kapakun e emergjencës nga
kapaku i filtrit, duke përdorur pinca.
6. Kur nuk del më ujë jashtë, zhvidhosni
pompën duke e rrotulluar në drejtimin e
kundër të akrepave të orës, përdorur një
palë pinca dhe hiqni filtrin. Mbani
gjithmonë një leckë pranë për të tharë
çdo rrjedhje uji gjatë heqjes së kapakut.
18 electrolux