User manual

Paralajmërim Kur pajisja është në
përdorim dhe në varësi të programit të
përzgjedhur, mund të ketë ujë të nxehtë
në pompë. Kështu, mos e çmontoni
asnjëherë pompën gjatë një cikli larjeje,
por prisni gjithmonë derisa pajisja të ketë
përfunduar ciklin dhe të jetë boshatisur.
Kur vendosni sërish kapakun e pompës,
sigurohuni që të jetë shtrënguar mirë për
të shmangur rrjedhje si dhe që fëmijët e
vegjël të mos të arrijnë ta çmontojnë.
Pastrimi i filtrave të hyrjes së ujit
Nëse vini re se pajisja kërkon më shumë kohë
për t'u mbushur, kontrolloni që filtri në tubin
e futjes së ujit të mos bllokohet.
1. Mbyllni rubinetin e ujit.
2. Zhvidhosni nga vendi tubin e hyrjes së ujit.
3. Pastroni filtrin në tub me një furçë me
qime të forta.
4. Vidhosni tubin përsëri te tapa.
5. Zhvidhosni tubin nga pajisja. Mbani një
shtrojë pranë pasi uji mund të rrjedhë
jashtë.
6. Pastroni filtrin në valvul me një furçë të
ashpër ose me një copë lecke.
7. Vidhoseni sërish tubin në pajisje dhe
sigurohuni që lidhja të jetë bërë mirë.
8. Hapni rubinetin e ujit.
Zbrazja e emergjencës
Nëse uji nuk zbrazet, veproni si më poshtë
për të zbrazur pajisjen:
1. hiqni spinën nga priza e korrentit;
2. mbyllni rubinetin e ujit;
3. nëse është e nevojshme, prisni derisa uji
të jetë ftohur;
4. hapni derën e pompës;
5. vendosni një tas mbi dysheme. Nxirrni
kapakun e emergjencës nga filtri. Uji
duhet të kullojë në tas si pasojë e forcës
së gravitetit. Kur tasi është mbushur plot,
vendosni sërish kapakun në kapakun e
filtrit. Zbrazni tasin. Përsëriteni
procedurën derisa të mos derdhet më ujë
nga zorra;
6. pastrojeni pompën nëse është e
nevojshme në mënyrën e sipër
përshkruar;
7. vidhosni përsëri pompën dhe mbyllni
derën.
Parandalim i formimit të brymës
Nëse makina instalohet në një vend ku
temperatura mund të bjerë poshtë 0°C,
vazhdoni si më poshtë:
1. Hiqni spinën nga priza e korrentit.
2. Mbyllni rubinetin e ujit.
3. Zhvidhosni tubin e hyrjes së ujit.
4. Vendoseni skajin fundor të tubit të hyrjes
së ujit mbi një enë të vendosur në
20 electrolux