User manual

dysheme, hapni kapakun e zbrazjes së
emergjencës dhe lëreni ujin të rrjedhë.
5. Rividhosni sërish kapakun e zbrazjes së
emergjencës në filtër dhe vidhosni sërish
tubin e hyrjes së ujit.
6. Kur ta vini sërish në punë pajisjen,
sigurohuni që temperatura e ambientit të
jetë mbi 0°C.
Si të veprojmë nëse…
Probleme të tilla vijnë si pasojë e mungesës
së mirëmbajtjes së thjeshtë apo vëmendjes,
çka mund të zgjidhet lehtë pa qenë nevoja të
thërrisni një inxhinier. Përpara se të
kontaktoni Qendrën lokale të Shërbimit, ju
lutemi të kryeni kontrollet e mëposhtme.
Gjatë punës së pajisjes është e mundur që
drita treguese e kuqe e butonit 8 të pulsojë,
një nga kodet e mëposhtëm të alarmit
shfaqet në ekran dhe do të dëgjohen disa
sinjale akustike çdo 20 sekonda për të
treguar se pajisja nuk po punon:
: problem me furnizimin me ujë.
: problem me kullimin e ujit.
: dera është e hapur.
Pasi të jetë eliminuar problemi, shtypni
butonin 8 për të rifilluar programin. Nëse, pas
gjithë këtyre kontrolleve, problemi vazhdon,
kontaktoni Qendrën lokale të Shërbimit.
Problemi Shkaku i mundshëm/Zgjidhja
Pajisja nuk ndizet:
Dera nuk është mbyllur. E40
Mbylleni derën mirë.
Spina nuk është futur mirë në prizë.
Vendoseni spinën mirë në prizë.
Priza nuk është e lidhur me rrjetin.
Kontrolloni rrjetin elektrik të shtëpisë tuaj.
Siguresa kryesore ka rënë.
Zëvendësoni siguresën.
Çelësi përzgjedhës nuk është vendosur si duhet dhe butoni 8 nuk
është shtypur.
Rrotullojeni çelësin përzgjedhës dhe shtypni butonin 8 sërish.
Është përzgjedhur funksioni i vonimit të nisjes.
Nëse do t'i lani rrobat menjëherë, anuloni funksionin e shtyrjes së
programit.
Bllokimi i sigurisë për fëmijët është aktivizuar.
Çaktivizoni bllokimin e sigurisë për fëmijët.
Pajisja nuk mbushet me ujë:
Kapaku i ujit është i mbyllur. E10
Hapeni rubinetin e ujit.
Zorra e hyrjes së ujit është shtypur ose përthyer. E10
Kontrolloni lidhjen e zorrës së hyrjes së ujit.
Filtri në zorrën e hyrjes së ujit është bllokuar. E10
Pastroni filtrin në zorrën e hyrjes së ujit.
Dera nuk është mbyllur mirë. E40
Mbylleni derën mirë.
Pajisja nuk zbraz ujin dhe/
ose nuk shtrydh:
Zorra e zbrazjes së ujit është shtypur ose përthyer. E20
Kontrolloni lidhjen e zorrës zbrazëse të ujit.
Filtri në zbrazje është bllokuar. E20
Pastroni filtrin në zbrazje.
Keni përzgjedhur një opsion ose program që mbaron me ujin akoma
në kazan ose që i mënjanon të gjitha fazat e centrifugimit.
Përzgjidhni programin për zbrazje ose centrifugim.
Rrobat nuk janë shpërndarë njëtrajtësisht në kazan.
Rishpërndani rrobat.
electrolux 21