User manual

elektrik dhe mbyllni çelësin e furnizimit me
ujë.
Në asnjë rast mos u përpiqni të riparoni
pajisjen vetë. Riparimet e kryera nga
persona pa përvojë, do të shkaktojnë
plagosje ose keqfunksionim serioz.
Kontaktoni Qendrën lokale të Shërbimit.
Këmbëngulni gjithmonë në përdorimin e
pjesëve të këmbimit origjinale.
Instalimi
Kjo pajisje është e rëndë. Duhet të bëni
kujdes kur e zhvendosni atë.
Kur e shpaketoni pajisjen, kontrolloni që të
mos jetë e dëmtuar. Nëse dyshoni, mos e
përdorni dhe kontaktoni menjëherë
Qendrën e Shërbimit.
Përpara përdorimit hiqni çdo mjet
paketues. Nëse nuk bëni kështu, produkti
dhe ambienti juaj do të dëmtohen rëndë.
Shikoni paragrafin përkatës në manualin e
përdorimit.
Pasi të keni instaluar pajisjen, kontrolloni
që të mos ketë shkelur zorrën e furnizimit
me ujë dhe të kullimit, si dhe që plani i
sipërm të mos ketë shtypur kabllin e
ushqimit elektrik kundrejt murit.
Nëse pajisja është vendosur mbi një
dysheme të shtruar, ju lutemi të rregulloni
këmbëzat në mënyrë të tillë që të
mundësoni qarkullimin e lirë të ajrit nën
pajisje.
Sigurohuni gjithmonë që nuk ka rrjedhe uji
nga zorrët si dhe për lidhjet e tyre pas
instalimit.
Nëse pajisja është instaluar në një vend të
ftohtë, ju lutemi lexoni kapitullin "rreziqet e
ngrirjes".
Çdo ndërhyrje hidraulike e nevojshme për
instalimin e kësaj pajisjeje, duhet kryer nga
një hidraulik i kualifikuar ose nga një person
i aftë.
Çdo ndërhyrje elektrike e nevojshme për
instalimin e kësaj pajisjeje, duhet kryer nga
një elektriçist i kualifikuar ose nga një
person i aftë.
Përdorimi
Kjo pajisje është ndërtuar për përdorim
shtëpiak. Ajo nuk duhet përdorur për
qëllime të ndryshme nga ato për të cilat
është projektuar.
Lani vetëm tesha që janë të përshtatshme
për t'u larë në lavatriçe. Ndiqni udhëzimet
në çdo etiketë mbi tesha.
Mos e mbingarkoni pajisjen. Shihni
Tabelën e Programeve Larëse.
Përpara larjes, sigurohuni që xhepat e
teshave të jenë bosh si dhe kopsat dhe
zinxhirët të jenë të mbërthyer. Shmangni
larjen në pajisje të teshave të ngrëna apo
të grisura si dhe trajtojini paraprakisht
njollat e tilla si bojë muri, bojë shkrimi,
ndryshk dhe barishte, përpara se t'i lani ato
në pajisje. Sutjenat me tela NUK duhet të
lahen në pajisje.
Teshat që janë ndotur me nënprodukte të
naftës që avullojnë nuk duhet të lahen
pajisje. Nëse përdorni lëngje pastruese të
avullueshme, duhet të bëni kujdes që
lëngu të mënjanohet nga tesha përpara se
ta fusni në pajisje këtë të fundit.
Mos e tërhiqni kurrë kabllin ushqyes për të
hequr spinën nga priza; kapeni gjithmonë
nga vetë spina.
Mos e përdorni kurrë pajisjen nëse kablli i
ushqimit, paneli i kontrollit, sipërfaqja ose
bazamenti i pajisjes janë të dëmtuara në
mënyrë të tillë që brendësia e lavatriçes
është lehtësisht e arritshme.
Siguria për fëmijët
Kjo pajisje nuk duhet përdorur nga
persona (duke përfshirë fëmijët) me aftësi
fizike, ndjesore ose mendore të
reduktuara, ose mungesë përvoje dhe
njohurish, përveçse kur këta mbikëqyren
ose janë udhëzuar nga personi përgjegjës
për sigurinë e tyre.
Fëmijët duhet të mbikëqyren për t'u
siguruar se nuk luajnë me pajisjen.
Materialet e paketimit (si p.sh. fletët
plastike, bukëpeshku) mund të jenë të
rrezikshme për fëmijët – ka rrezik asfiksimi!
Mbajini ato larg fëmijëve.
Mbajini të gjithë detergjentet në një vend të
sigurt e të paarritshëm për fëmijët.
Sigurohuni që fëmijët ose kafshët
shtëpiake të mos futen brenda në kazan.
Për t'i parandaluar fëmijët dhe kafshët që
të ngecen brenda kazanit kjo pajisje ka një
funksion të veçantë. Për ta aktivizuar këtë
funksion, rrotullojeni (pa e shtypur) në
drejtim orar butonin brenda derës, derisa
e thelluara të jetë në pozicion horizontal.
electrolux 3