User manual

Sirtari shpërndarës i detergjentit
Dhomëza e detergjentit për fazat e
paralarjes dhe shpëlarjes ose për heqjen e
njollave që përdoret gjatë fazës së veprimit
kundër njollave (nëse është e pranishme).
Detergjenti i paralarjes dhe shpëlarjes
shtohet në fillim të programit të larjes. Heqësi
i njollave shtohet gjatë fazës së veprimit
kundër njollave.
Dhomëza e pluhurit larës ose detergjentit
të lëngshëm e përdorur për larjen kryesore.
Nëse përdorni detergjent të lëngshëm
derdheni pak përpara fillimit të programit.
Dhomëza për solucionet shtesë në trajtë
të lëngët (zbutës rrobash, ngrirësit).
Ndiqni rekomandimet e prodhuesit të
produktit për sasitë e përdorimit dhe mos
tejkaloni shenjën «MAX» në sirtarin
shpërndarës të detergjentit. Çdo zbutës
rrobash ose solucion ngrirës (kollë) duhet të
hidhet në dhomëzën përkatëse para se të
filloni programin e larjes.
Tabela e programit
Tabela të ndryshme programesh në gjuhë të
ndryshme vijnë me pajisjen. Një është në
anën e përparme të sirtarit të detergjentit dhe
të tjerat janë bashkëngjitur në manualin e
përdorimit. Tabela në sirtar mund të
zëvendësohet me lehtësi: hiqni tabelën nga
sirtari duke e tërhequr atë në drejtimin
djathtas dhe futni tabelën me gjuhën e duhur.
Paneli I kontrollit
Më poshtë jepet një pamje e panelit të kontrollit. Në të shfaqet çelësi përzgjedhës i
programeve si dhe butonat, dritat treguese dhe ekrani. Këto paraqiten me numrat
përkatës në faqet e mëposhtme.
1 2 3 4 5 6 7 8 9
1
Çelësi përzgjedhës i programit
2 Ekrani
3
Butoni i TEMPERATURËS
electrolux 5