User manual

Matni sasinë e duhur të detergjentit dhe
të zbutësit të rrobave
Tërhiqni jashtë sirtarin derisa të ndalojë.
Matni sasinë e detergjentit të nevojshëm,
hidheni atë në dhomëzën e larjes kryesore
ose në dhomëzën përkatëse nëse
programi/përzgjedhja e zgjedhur e kërkon
një gjë të tillë (për hollësi të mëtejshme
referojuni "Sirtari i detergjentit").
Nëse është e nevojshme, hidhni zbutës
rrobash në dhomëzën me shenjën
(sasia
e përdorur nuk duhet të tejkalojë shenjën
"MAX" në sirtar). Mbylleni sirtarin me ngadalë.
Zgjidhni programin e nevojshëm duke e
rrotulluar çelësin përzgjedhës të
programi (1)
Rrotullojeni çelësin e programit në programin
e kërkuar. Pajisja larëse do të shfaqë një
temperaturë dhe do të zgjedhë automatikisht
vlerën më të lartë të mundshme të
rrotullimeve për programin që keni zgjedhur.
Ju mund t'i ndryshoni këto vlera duke
shtypur butonat përkatës. Drita treguese
jeshile e butonit 8 do të fillojë të pulsojë.
Çelësi përzgjedhës mund të rrotullohet si në
drejtim orar ashtu edhe kundër-orar. Kthejeni
në pozicionin
për të rivendosur
programin/Fikur pajisjen.
Në fund të programit, çelësi përzgjedhës
duhet çuar në pozicionin
, për ta fikur
pajisjen.
Kujdes Nëse e rrotulloni çelësin
përzgjedhës të programeve tek në tjetër
program, ndërsa pajisja është në punë e
sipër, drita treguese e kuqe e butonit
8 do të pulsojë 3 herë dhe mesazhi Err
do të shfaqet në ekran për të treguar një
përzgjedhje të gabuar. Pajisja nuk do ta
ekzekutojë programin e ri të zgjedhur.
Përzgjidhni temperaturën duke shtypur
butonin 3
Duke përzgjedhur një program, pajisja
propozon automatikisht një temperaturë të
parazgjedhur.
Shtypeni këtë buton vazhdimisht për të rritur
ose ulur temperaturën, nëse dëshironi që
rrobat të lahen me temperaturë tjetër.
electrolux 9