User manual

1. TË DHËNA PËR SIGURINË
Përpara instalimit dhe përdorimit të pajisjes, lexoni me
kujdes udhëzimet e ofruara. Prodhuesi nuk është
përgjegjës nëse shkaktohen lëndime dhe dëme nga
instalimi dhe përdorimi i pasaktë. Gjithmonë mbajini
udhëzimet bashkë me pajisjen, për t'iu referuar në të
ardhmen.
1.1 Siguria e fëmijëve dhe personave me probleme
PARALAJMËRIM
Rrezik mbytjeje, lëndimi ose gjymtimi të përhershëm.
Mos lejoni persona me ndjeshmëri fizike të reduktuar,
funksione mendore të reduktuara ose mungesë përvoje
dhe njohurish, përfshirë këtu edhe fëmijët, që ta
përdorin këtë pajisje. Këta njerëz duhet të mbikëqyren
ose të udhëzohen për përdorimin e pajisjes nga një
person përgjegjës për sigurinë e tyre.
Mos lejoni fëmijët të luajnë me pajisjen.
Mbajini të gjitha materialet e ambalazhimit larg fëmijëve.
Mbajini të gjitha detergjentet larg fëmijëve.
Mbajini fëmijët dhe kafshët shtëpiake larg derës së
pajisjes gjatë kohës që ajo është e hapur.
Nëse pajisja ka një mekanizëm për sigurinë e fëmijëve,
ne rekomandojmë që ta aktivizoni.
1.2 Siguria e përgjithshme
Përpara se të kryeni mirëmbajtjen e pajisjes,
çaktivizojeni atë dhe hiqeni nga priza.
Mos i ndryshoni specifikimet e kësaj pajisjeje.
Zbatoni volumin e ngarkesës maksimale prej 6.5 kg
(referojuni kapitullit "Tabela e programeve").
2.
UDHËZIME PËR SIGURINË
SHQIP 3