User manual

1. TË DHËNA PËR SIGURINË
Përpara instalimit dhe përdorimit të pajisjes, lexoni me
kujdes udhëzimet e ofruara. Prodhuesi nuk është
përgjegjës për lëndimet apo dëmet si rezultat i instalimit
apo përdorimit të papërshtatshëm. Gjithmonë mbajini
udhëzimet në një vend të sigurt dhe ku mund të arrihen
lehtë për t'iu referuar në të ardhmen.
1.1 Siguria për fëmijët dhe personat vulnerabël
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8
vjeç e sipër dhe persona me aftësi të kufizuara me
kusht që t'u jenë dhënë udhëzime dhe/ose të
mbikëqyrjen në lidhje me përdorimin e sigurt të
pajisjes dhe të kuptojnë rreziqet e mundshme të
përdorimit.
Mos lejoni fëmijët të luajnë me pajisjen.
Fëmijët e moshës 3 vjeç e poshtë duhet të mbahen
gjithmonë larg nga kjo pajisje kur ajo është në punë.
Mbajeni të gjithë paketimin larg nga fëmijët dhe
hidheni atë siç kërkohet.
Mbajini detergjentet larg fëmijëve.
Mbajini fëmijët dhe kafshët shtëpiake larg derës së
pajisjes gjatë kohës që ajo është e hapur.
Fëmijët nuk duhet të kryejnë pastrimin dhe
mirëmbajtjen e pajisjes nga përdoruesi pa mbikëqyrje.
1.2 Siguria e përgjithshme
Mos i ndryshoni specifikimet e pajisjes.
Mos tejkaloni ngarkesën maksimale prej 6.5 kg
(referojuni kapitullit "Tabela e programeve").
Presioni i punës i ujit në pikën e hyrjes së ujit nga
lidhja e daljes duhet të jetë midis 0,5 bar (0,05 MPa)
dhe 8 bar (0,8 MPa).
Vrima e ajrimit në pjesën e poshtme (nëse ka) nuk
duhet të mbulohet nga tapeti, rrugica apo ndonjë
mbulesë tjetër dyshemeje.
SHQIP 3