User manual

12.9 Parandalimi i formimit të
brymës
Nëse pajisja është e instaluar në një
zonë ku temperatura është më pak se 0°
C, hiqni ujin e mbetur nga zorra e hyrjes
së ujit dhe pompa e shkarkimit.
1. Shkëputeni spinën e pajisjes nga
priza e rrjetit elektrik.
2. Mbyllni rubinetin e ujit.
3. Vendosni dy skajet e zorrës së hyrjes
së ujit në një enë dhe lëreni ujin të
rrjedhë nga zorra.
4. Zbrazni pompën e shkarkimit.
Referojuni procedurës së shkarkimit
të emergjencës.
5. Kur pompa e shkarkimit të jetë e
zbrazur, vendosni përsëri zorrën e
hyrjes së ujit.
PARALAJMËRIM!
Sigurohuni që temperatura
të jetë më e lartë se 0 °C
përpara se ta përdorni sërish
pajisjen.
Prodhuesi nuk mban
përgjegjësi për dëme të
shkaktuara nga temperaturat
e ulëta.
13. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE
PARALAJMËRIM!
Drejtojuni kapitujve për
sigurinë.
13.1 Hyrje
Pajisja nuk ndizet ose ndalon gjatë
punës.
Së pari, përpiquni të gjeni një zgjidhje
për problemin (referojuni tabelës). Nëse
nuk e gjeni, kontaktoni qendrën e
autorizuar të shërbimit.
Për disa keqfunksionime, dëgjohen
sinjalet akustike dhe ekrani tregon një
kod alarmi:
- Pajisja nuk mbushet mirë me
ujë.
- Pajisja nuk e shkarkon ujin.
- Dera e pajisjes është e hapur
ose nuk është mbyllur mirë. Ju lutemi
kontrolloni derën!
- Furnizimi me rrymë është i
paqëndrueshëm. Prisni derisa
furnizimi me rrymë të bëhet i
qëndrueshëm.
PARALAJMËRIM!
Çaktivizojeni pajisjen para
se të kryeni kontrollet.
13.2 Defektet e mundshme
Problemi Zgjidhja e mundshme
Programi nuk fillon. Sigurohuni që spina të jetë futur në prizë.
Sigurohuni që dera e pajisjes të jetë e mbyllur.
Sigurohuni që në kutinë e siguresave të mos ketë siguresë
të prishur.
Sigurohuni që butoni Nis/Ndërprit të jetë shtypur.
Nëse caktohet shtyrja e programit, anulojeni cilësimin ose
prisni sa të përfundojë numërimi mbrapsht.
www.electrolux.com22