User manual

kontakt me murin ose me mobiliet e tjera.
Nivelimi i saktë shmang dridhjet, zhurmën
dhe nuk lejon që pajisja të lëvizë gjatë
punës.
PROBLEME QË LIDHEN ME MJEDISIN
HEDHJA E PAJISJES
Gjithë materialet që përmbajnë simbolin
janë të riciklueshme. Hidhini ato në
një vend-grumbullimi plehrash (pyesni
pranë autoriteteve lokale) për
grumbullimin dhe riciklimin. Kur e hidhni
pajisjen, hiqni gjithë pjesët që mund të
jenë të rrezikshme për të tjerët: hiqni
kabllin e ushqimit me energji elektrike
nga bazamenti i pajisjes.
MBROJTJA E AMBIENTIT
Për të kursyer ujin dhe energjinë si dhe
për të ndihmuar në mbrojtjen e
ambientit, ju këshillojmë si më poshtë:
Sa herë të jetë e mundur, përdoreni
pajisjen me kapacitetin e saj të plotë
dhe shmangni ngarkesa të
pjesshme.
Përdorni vetëm programet e
paralarjes dhe njomjes për teshat
shumë të ndotura.
Përdorni një sasi të përshtatshme
detergjenti për fortësinë e ujit, sasinë
e ngarkesës dhe nivelin e ndotjes së
teshave.
KUSHTET E GARANCISË
ALBANIA
Electrolux i ofron garancinë e mëposhtme
blerësit të parë të kësaj pajisje:
1. Garancia është e vlefshme për një
periudhë 24 mujore e cila fillon kur
pajisja i dorëzohet blerësit të parë, gjë e
cila verifikohet nga fatura e blerjes.
Garancia nuk mbulon përdorimin
komercial.
2. Garancia mbulon të gjitha pjesët ose
komponentët të cilët nuk funksionojnë
si pasojë e materialit me difekt.
Garancia nuk mbulon difekte të
shkaktuara në pajisje si pasojë e
keqpërdorimit, dëmtimit aksidental,
pakujdesshmërisë, montimit të gabuar,
modifikimit të paautorizuar ose
përpjekjës për riparim,përdorimit
komercial ose mos leximit me
vëmendje të manualit të përdorimit. Kjo
garanci nuk mbulon pjesë të tilla si
llampat e ndriçimit, pjesët prej xhami
apo plastike të lëvizshme.
3. Në rastet kur kërkohet riparim, blerësi
duhet të informojë qendrën më të afërt
të servisit. ELECTROLUX ka të drejtën
e përcaktimit të vendit të riparimit ( psh
shtëpinë e klientit, vendin e instalimit
ose repartin ELECTROLUX).
4. Garancia ose zëvendësimi falas
përfshin si punën ashtu edhe
materialet.
5. Riparimet e bëra në kohën e garancisë
nuk e zgjasin periudhën e garancisë për
pajisjen. Pjesët e hequra gjatë
riparimeve brenda garancisë bëhen
pronë e ELECTROLUX.
Global Servis sh.a Rr Don Bosko,Pall Vision
plus, Tel: +355 4 270447 www.global-
servis.com.al servis@global-servis.com.al
electrolux 13