User manual

GARANCIA EUROPIANE
Pajisja është e garantuar nga Electrolux në
secilin nga shtetet e listuar në pjesën e
pasme të këtij udhëzuesi përdorimi, për
periudhat e specifikuara në garancinë e
pajisjes apo nga ligji. Nëse transferoheni në
një shtet tjetër ndër shtetet e listuar,
garancia e pajisjes do të vlejë sipas
specifikimeve të mëposhtme:
Garancia e pajisjes fillon nga data që keni
blerë pajisjen, datë kjo që mund të
provohet nga një dokument blerjeje, i
lëshuar nga shitësi i pajisjes.
Garancia e pajisjes është e vlefshme për
të njëjtën periudhë dhe të njëjtin qëllim
përdorimi, si dhe mbulon pjesët e blera,
në vendin e ri të qëndrimit tuaj, për këtë
model të veçantë apo grup pajisjesh.
Garancia e pajisjes është personale
vetëm për blerësin origjinal të pajisjes dhe
nuk mund t’i kalojë një përdoruesi tjetër.
Pajisja është instaluar dhe vënë në
përdorim në përputhje me udhëzimet e
lëshuara nga Electrolux dhe është
përshtatur vetëm për përdorim shtëpiak
dhe jo për përdorim komercial.
Pajisja është instaluar në përputhje me të
gjitha rregulloret në fuqi të shtetit tuaj të ri
të banimit.
Dispozitat e kësaj Garancie Europiane nuk
bien ndesh me asnjë nga të drejtat e
garantuara nga ligji.
14 electrolux