User manual

Vendoseni skajin fundor të tubit të hyrjes
së ujit dhe atë të kullimit mbi një enë të
vendosur në dysheme.
Zgjidhni programin e Kullimit dhe lëreni të
punojë deri në fund të ciklit.
Shkëputeni pajisjen nga energjia elektrike
duke e rrotulluar çelësin e programeve në
pozicionin "Ndalo"
.
Hiqeni pajisjen nga priza.
Zëvendësoni zorrën e kullimit dhe të
hyrjes së ujit.
Në këtë mënyrë, uji i mbetur në tuba do të
kullojë jashtë, duke shmangur çdo formim
akulli, çka mund të dëmtojë pajisjen tuaj.
Përpara se ta ndizni sërish pajisjen,
sigurohuni që të jetë instaluar në një zonë
ku temperatura të mos bjerë nën vlerat e
ngrirjes.
PËRDORIMI
Pajisja juaj është projektuar për një
përdorim normal shtëpiak. Mos e
përdorni pajisjen për qëllime komerciale
apo industriale ose për çdo qëllim tjetër
të ndryshëm nga ai për të cilin është
projektuar.
Referojuni udhëzimeve që gjeni në
etiketën e çdo teshe para se ta lani.
Mos vendosni tesha në lavatriçe që u
janë hequr njollat me benzinë, alkol,
trikloretilen, etj. Nëse keni përdorur heqës
të tillë njollash, prisni derisa këto
produkte të kenë avulluar, përpara se të
futni teshat në lavatriçe.
Zbrazni xhepat dhe shpalosni teshat
Kjo pajisje nuk është ndërtuar për t’u
përdorur nga persona (përfshirë fëmijët),
aftësitë fizike, ndjesore ose mendore të të
cilëve, ose mungesa e përvojës dhe
njohurive i pengon ata të përdorin pajisjen
me siguri pa mbikëqyrjen ose udhëzimet
e një personi përgjegjës, për të siguruar
që ata e përdorin pajisjen me siguri.
Fëmijët duhet të mbikëqyren për t'u
siguruar se nuk luajnë me pajisjen.
PERSONALIZIMI
SIGURIA PËR FËMIJËT
Kjo përzgjedhje mundëson dy lloje bllokimi :
nëse opsioni aktivizohet pasi të ketë
filluar cikli, nuk është më e mundur të
ndryshoni opsionet apo programin.
Cikli është në proces dhe duhet të
çaktivizoni opsionin për të vënë në punë
një cikël të ri.
nëse opsioni aktivizohet përpara se cikli
të ketë filluar, pajisja nuk mund të ndizet.
Për të aktivizuar sigurinë për fëmijët, ndizeni
pajisjen dhe shtypni "Shpëlarje plus"
dhe
"Shtyrja e programit"
njëkohësisht derisa
simboli i konfirmimit
të shfaqet në ekran.
Pajisja e memorizon përzgjedhjen e këtij
opsioni. Për të çaktivizuar sigurinë e
fëmijëve, përsëriteni procesin.
SINJALET AKUSTIKE
Kur aktivizohet një sinjal akustik, ai bie kur
shtypet një buton në fund të programit për
të treguar një defekt.
Për ta çaktivizuar, ndizeni pajisjen dhe
shtypni "Paralarje"
dhe "Shpëlarje plus"
njëkohësisht derisa të dëgjohet tingulli.
Sinjali është aktiv vetëm nëse bie alarmi.
Për ta aktivizuar përsëri, përsëritni të njëjtin
proces.
SI TË VINI NË PUNË NË CIKËL LARJEJE?
PËRDORIMI PËR HERË TË PARË
Sigurohuni që lidhjet elektrike dhe
ato hidraulike të jenë në përputhje
me udhëzimet e instalimit.
Hiqni ambalazhin prej polistireni dhe
gjithë materialet e tjera brenda
kazanit.
Realizoni një cikël larjeje me 90°C, pa
tesha brenda por me detergjent, për
të pastruar depozitën e ujit.
4 electrolux