Manual përdorimi EXI09HD1W, EXI12HD1W EXI18HD1W, EXI22HD1W Kondicioner dhome i llojit “split”
Pasqyra e lëndës Urime ....................................................................................2 Masat paraprake për sigurinë ...............................................3 Përshkrimi i produktit ............................................................5 Ekrani i njësisë së brendshme .............................................6 Telekomanda.........................................................................6 Përshkrimi i telekomandës ...................................................
Urime Urime dhe ju faleminderit që keni zgjedhur kondicionerin Electrolux të llojit "split". Ne jemi të sigurt se përdorimi i kondicionerit të ri do të jetë një kënaqësi për ju. Përpara se ta përdorni kondicionerin, ne rekomandojmë që ta lexoni të gjithë udhëzuesin, pasi ai jep përshkimin e kondicionerit dhe të funksioneve të tij.
Masat paraprake për sigurinë Brenda këtij udhëzuesi do të gjeni shumë këshilla të dobishme se si ta përdorni dhe mirëmbani kondicionerin siç duhet. Vetëm pak kujdes paraprak nga ana juaj mund t'ju kursejë shumë kohë dhe para gjatë jetëgjatësisë së kondicionerit tuaj. Ju do të gjeni shumë përgjigje për pyetjet e zakonshme në tabelën e këshillave për zgjidhjen e problemeve në faqet 20-21.
Masat paraprake për sigurinë kujdes Zgjidhni temperaturën më të përshtatshme. Kjo mund të kursejë energji elektrike. Mos i mbani dritaret dhe dyert të hapura për një kohë të gjatë gjatë përdorimit. Kjo do të rezultojë në performancë të pakënaqshme. Mos bllokoni hyrjen ose daljen e ajrit. Kjo do të rezultojë në performancë të pakënaqshme dhe do të shkaktojë keqfunksionime. Mbajini lëndët e djegshme larg nga njësitë në një distancë prej të paktën 1 m. Kjo gjë mund të shkaktojë zjarr.
Përshkrimi i produktit Njësia e brendshme Vendi i hyrjes së ajrit 2 1 13 3 4 5 Njësia e jashtme Vendi i daljes së ajrit 6 7 8 9 12 11 Hyrja e ajrit (e prapme) Fan Mode Light Turbo Healthy Temp Timer-On Timer-Off Swing Clock I feel Eco Hyrja e ajrit (anësore) Vendi i daljes së ajrit 10 15 Paneli i përparmë Telekomanda Ekrani dixhital Mbajtësi i telekomandës Filtri i ajrit të shëndetshëm (prapa filtrit të pluhurave) Tubi i lëngut ftohës (nëse ka) Para-filtri i pluhurit Z
Ekrani i njësisë së brendshme • Nëse e mbani telekomandën në një pozicion që pengon transmetimin e duhur të sinjalit, mund të ndodhë një vonesë kohore prej deri në 15 minutash. Marrësi i sinjalit Treguesi I Feel Ndizet kur aktivizohet funksioni I Feel. Treguesi Turbo Ndizet gjatë funksionimit Turbo. Treguesi Eco (Ekonomike) Ndizet kur është në punë funksioni ECO. Treguesi i temperaturës Shfaq cilësimet e temperaturës kur kondicioneri është në punë.
Përshkrimi i telekomandës Butoni turbo Shtypni këtë buton në modalitetin COOL (Ftohje) ose HEAT (Ngrohje) për të vendosur ventilatorin në modalitet turbo me shpejtësi të lartë dhe kondicioneri do të funksionojë me fuqi maksimale. Shtypeni sërish për të anuluar këtë funksion. Butoni X-Fan Shtypni butonin X-Fan për të aktivizuar vetëpastrimin.
Treguesi në ekranin e telekomandës Treguesi i transmetimit: Shfaqet kur telekomanda transmeton sinjale drejt njësisë së brendshme. Ekrani i shpejtësisë së ventilatorit Shfaq shpejtësinë e zgjedhur të ventilatorit në sekuencën e mëposhtme: Ekrani Turbo Shfaqet kur zgjidhet funksioni Turbo. “ ” (E ulët), “ dhe Auto. Ekrani I Feel Shfaqet kur aktivizohet funksioni I Feel. Në shpejtësinë Auto, vetëm simboli “ ” shfaqet.
Përdorimi për herë të parë 1 Sigurohuni që njësia të jetë e futur në prizë dhe të ketë rrymë. 2 Sigurohuni që bateritë të jenë futur mirë në telekomandë (dritat në telekomandë do të jenë të ndezura). 3 Vendosni kohën me butonat e kontrollit dhe konfirmoni duke shtypur butonin Clock (Ora). 4 Drejtojeni telekomandën drejt njësisë së brendshme dhe shtypni butonin ON/OFF (Ndezje/Fikje) për të ndezur njësinë. Modaliteti i parazgjedhur i funksionimit është AUTO (Automatike).
Nisja 1 Butoni ON/OFF (Ndezje/Fikje) Shtypni këtë buton për të ndezur kondicionerin. Treguesi i temperaturës në ekranin e njësisë së brendshme ndizet. 2 Butoni i modalitetit Shtypni për të zgjedhur DEHUMIDIFY (Çlagështim). 2 Butoni i modalitetit Shtypeni për të zgjedhur FAN (Ventilator). 3 Butoni i ventilatorit Shtypeni për të zgjedhur shpejtësinë e dëshiruar të ventilatorit në: Auto, E ulët, E mesme dhe E lartë. Shpejtësia e parazgjedhur e ventilatorit është Auto.
3 Butonat e kontrollit Vendosni temperaturën e dëshiruar. Normalisht, vendoset mes 21ºC deri 28ºC. 4 Butoni i ventilatorit Shtypeni për të zgjedhur shpejtësinë e dëshiruar të ventilatorit në: Auto, E ulët, E mesme dhe E lartë. Shpejtësia e parazgjedhur e ventilatorit është Auto. këshilla dhe informacion Në telekomandë nuk shfaqet shpejtësia e ventilatorit nëse zgjidhet shpejtësia Auto e ventilatorit.
1 Shtypni butonin Timer-On (Kohëmatësi aktiv). 2 Vendosni orën e dëshiruar duke shtypur vazhdimisht ose duke mbajtur shtypur butonat e kontrollit derisa në ekranin e telekomandës të shfaqet ora 18:00 e mëngjesit. 3 Konfirmojeni kohën e vendosur duke drejtuar telekomandën drejt njësisë së brendshme, dhe duke shtypur sërish butonin Timer-On (Kohëmatësi aktiv). 4 Shtypni butonin Timer-Off (Kohëmatësi joaktiv).
Vendosja e orës Funksionimi Economy (Ekonomike) Shtypni butonin Eco (Ekonomike) në modalitetin COOL (Ftohje) ose HEAT (Ngrohje) (nëse ka), kondicioneri do të rritet automatikisht (në modalitetin COOL) ose do të ulet (në modalitetin HEAT) me 1°C në orë gjatë një periudhe 2 orëshe. Temperatura e vendosur do të jetë e qëndrueshme për 5 orët në vazhdim më pas njësia do të ndalojë. Ky funksion lejon më shumë komoditet dhe kursen energjinë. Ky funksionim rekomandohet gjatë fjetjes.
Përdorimi i njësisë së brendshme Opsionet shtesë 1 Funksioni i rindezjes së zgjuar Kondicioneri rinis punën automatikisht me cilësimet e mëparshme pas një ndërprerjeje të mundshme të rrymës. • Kur fleta lëviz në drejtimin e dëshiruar, shtypni sërish butonin e rrotullimit dhe fleta do të qëndrojë aty ku është. • Shtypni sërish butonin e rrotullimit dhe fleta do të nisë lëvizjen lart e poshtë automatikisht.
• Mos e lëvizni manualisht fletën horizontale. Gjithmonë përdorni butonin Swing (Rrotullimi). Lëvizja e fletës me dorë mund të shkaktojë keqfunksionim gjatë përdorimit. Nëse fleta ka keqfunksionim, ndalojeni kondicionerin dhe riniseni atë. • Këndi i hapur i fletës horizontale nuk duhet të jetë shumë i vogël, sepse rendimenti i ftohje ose ngrohjes mund të ketë jetë më i ulët për shkak të zonës së kufizuar të qarkullimit të ajrit. • Shtypni butonin e kontrollit manual sërish për të fikur kondicionerin.
Pastrimi dhe mirëmbajtja Mirëmbajtja Operacionet e mëposhtme të mirëmbajtjes duhet të kryhen rregullisht.
Filtri i pluhurave paralajmërim Mos e prekni dhe mos u përpiqni të pastroni vetë gjeneratorin e plazmës së ftohtë (nëse ka). Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike. Pastroni filtrin e pluhurave me një fshesë me korrent ose ujë, më pas thajeni në një vend të freskët. Filtri i pluhurave Filtri i shëndetit 4 Filtrat e freskimit të ajrit të shëndetshëm (nëse ka) si filtri i karbonit aktiv / filtri BIO / filtri me vitaminë C / filtri me jone argjendi, janë të fiksuar në filtrin e pluhurave.
Këshilla për përdorimin Mund të ndodhin ngjarjet e mëposhtme gjatë funksionimit normal: 1. Mbrojtja e kondicionerit. • Mbrojtja e kompresorit Kompresori nuk mund të ndizet për 3 minuta pasi ndalon • Anti-ngrirja Nëse njësia funksionon në modalitetin COOL (Ftohje) dhe temperaturë të ulët të ambientit, mund të formohet brymë në shkëmbyesin e nxehtësisë. Kur temperatura e shkëmbyesit të brendshëm të nxehtësisë bie poshtë 0ºC, kompresori ndalon funksionimin për të mbrojtur njësinë.
Zgjidhja e problemeve Kondicionerit nuk duhet t'i kryhet shërbimi nga përdoruesi. Riparimi i pasaktë mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr. Ju lutemi kontaktoni me një qendër të autorizuar shërbimi për riparim profesionist. paralajmërim Nëse ndodh një nga situatat e mëposhtme, ndaloni menjëherë kondicionerin, shkëputni rrymën elektrike dhe kontaktoni me qendrën e autorizuar të shërbimit. • Nëse shfaqet kod gabimi në dritaren e ekranit të njësisë së brendshme.
Kontrollet e mëposhtme përpara se të kontaktoni mund t'ju kursejnë kohë dhe para. Keqfunksionimet Shkaku Njësia nuk punon Njësia nuk punon nëse ndizet menjëherë pasi është fikur. Kjo bëhet për të mbrojtur njësinë. Ju lutemi prisni rreth 3 minuta. Del aromë e keqe • Nga njësia e brendshme mund të dalin aroma. Kjo është rezultat i aromave të dhomës (si p.sh. mobiliet, duhani, etj.) të cilat janë futur në njësi. • Konsultohuni me qendrën e autorizuar të shërbimit për pastrimin nëse aromat vazhdojnë.
032013