User manual

2.3 Lidhja me gazin
Të gjitha lidhjet e gazit duhen kryer
nga një person i kualifikuar.
Para instalimit, sigurohuni që kushtet
e furnizimit lokal (lloji i gazit dhe
presioni i gazit) dhe përshtatja e
pajisjes të jenë të përputhshme.
Sigurohuni që rreth pajisjes të
qarkullojë ajër.
Informacioni mbi furnizimin me gaz
ndodhet në pllakën e specifikimeve.
Kjo pajisje nuk është lidhur me një
pajisje që nxjerr tymrat e djegies.
Sigurohuni që të lidhni pajisjen sipas
rregulloreve ekzistuese për instalimin.
Kushtojini vëmendje kërkesave në
lidhje me ajrosjen e mjaftueshme.
2.4 Përdorimi
PARALAJMËRIM!
Rrezik plagosjeje, djegiesh
dhe goditjeje elektrike.
Hiqni të gjithë paketimin, etiketat dhe
veshjen mbrojtëse (nëse ka) përpara
përdorimit për herë të parë.
Përdoreni pajisjen në mjedis shtëpiak.
Mos i ndryshoni specifikimet e kësaj
pajisjeje.
Sigurohuni që vrimat e ajrimit të mos
bllokohen.
Mos e lini pajisjen të pambikëqyrur
gjatë punës.
Fikini zonat e gatimit pas çdo
përdorimi.
Mos vendosni takëme dhe kapakë
tenxheresh mbi zonat e gatimit. Ato
mund të nxehen shumë.
Mos e përdorni pajisjen me duar të
lagura ose kur ajo ka kontakt me ujin.
Mos e përdorni pajisjen si sipërfaqe
pune ose për të mbajtur sende.
Kur e vendosni ushqimin në vaj të
nxehtë, ai mund të spërkasë.
PARALAJMËRIM!
Rrezik zjarri dhe shpërthimi
Yndyrat dhe vajrat kur nxehen mund
të lëshojnë avuj të ndezshëm.
Mbajeni flakën ose objektet e nxehura
larg nga yndyrat dhe vajrat kur
gatuani me to.
Avujt që lëshon vaji shumë i nxehtë
mund të shkaktojnë ndezje spontane.
Vaji i përdorur që përmban mbetje
ushqimore, mund të shkaktojë zjarr në
temperaturë më të ulët sesa vaji që
përdoret për herë të parë.
Mos vendosni produkte të ndezshme
ose sende të lagura me produkte të
ndezshme brenda, pranë ose mbi
pajisje.
PARALAJMËRIM!
Rrezik dëmtimi i pajisjes.
Mos mbani enë të nxehta mbi panelin
e kontrollit.
Mos vini enë bosh mbi pllakën e
nxehtë.
Bëni kujdes të mos lini objekte ose
enë gatimi të bien mbi pajisje.
Sipërfaqja mund të dëmtohet.
Mos i aktivizoni zonat e gatimit me
enë të zbrazëta ose pa enë gatimi.
Mos vendosni letër alumini mbi
pajisje.
Përdorni vetëm enë gatimi të
qëndrueshme me formën e duhur dhe
me diametër më të madh se
dimensionet e vatrës.
Sigurohuni që enët e gatimit të
vendosen në qendër të vatrave.
Sigurohuni që flaka të mos fiket kur e
rrotulloni çelësin shpejt nga pozicioni
maksimal në atë minimal.
Përdorni vetëm aksesorët e ofruar me
pajisjen.
Mos instaloni një difuzor flake mbi
vatër.
Përdorimi i pajisjes së gatimit me gaz
sjell gjenerim nxehtësie dhe lagështie.
Dhoma ku instalohet pajisja duhet të
ketë ajrosje të mirë.
Përdorimi intensiv dhe për një kohë të
gjatë i pajisjes mund të sjellë nevojën
për më shumë ajrim, si për shembull
për të hapur një dritare ose për një
ajrim më efikas, siç mund të jetë rritja
e nivelit të ajrimit mekanik nëse
mundet.
Kjo pajisje përdoret vetëm për gatim.
Ajo nuk duhet të përdoret për qëllime
të tjera, për shembull për ngrohje
dhome.
Mos lejoni që lëngje acide të tilla si
uthull, lëng limoni ose kimikate për
heqjen e gëlqeres të prekin pianurën.
www.electrolux.com6