User Manual

Table Of Contents
Për të shmangur kontaminimin mes
ushqimit të gatuar dhe të pagatuar,
mbulojini ushqimet e gatuara dhe
ndajini ato nga ato të pagatuarat.
Rekomandohet që ta shkrini ushqimin
brenda frigoriferit.
Mos vendosni ushqim të nxehtë
brenda në pajisje. Sigurohuni që të
jetë ftohur në temperaturë dhome
përpara se ta fusni.
Për të mos lejuar vajtjen dëm të
ushqimeve, ushqimet e reja duhet të
vendosen prapa të vjetrave.
6.7 Si të mbajmë ushqimet në
frigorifer
Seksioni i ushqimeve të freskëta
është ai i shënuar (në pllakën e
specifikimeve) me .
Mishi (të gjitha llojet): mbështilleni në
paketim të përshtatshëm dhe
vendoseni në raftin e xhamit që
ndodhet mbi sirtarin e perimeve.
Ruajeni mishin për maksimumi 1-2
ditë.
Frutat dhe perimet: pastrojini
plotësisht (eliminoni dheun) dhe
vendosini në një sirtar të veçantë
(sirtari i perimeve).
Këshillohet që të mos mbani fruta
ekzotike si bananet, mangot, papajat
etj. në frigorifer.
Perimet si domatet, patatet, qepët dhe
hudhrat nuk duhet të mbahen në
frigorifer.
Gjalpi dhe djathi: vendosini në një kuti
hermetike ose të mbështjella në letër
alumini ose qeska prej polietileni për
të lejuar brenda sa më pak ajër të jetë
e mundur.
Shishet: mbyllini me kapak dhe
vendosini në raftin e shisheve në
derën e pajisjes ose (nëse është e
disponueshme) në mbajtësen e
shisheve.
Gjithmonë referojuni datës së
skadencës së produkteve për të ditur
sa gjatë t’i mbani.
7. KUJDESI DHE PASTRIMI
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për
sigurinë.
7.1 Pastrimi i pjesës së
brendshme
Përpara përdorimit të pajisjes për herë të
parë, pjesa e brendshme dhe të gjitha
aksesorët e brendshëm duhen pastruar
me ujë të vakët dhe pak sapun neutral
për të hequr erën tipike të produkteve të
reja, pastaj duhen të thahet plotësisht.
KUJDES!
Mos përdorni detergjentë,
pluhura gërryes, klor apo
pastrues me bazë vaji, pasi
këta pastrues mund të
dëmtojnë sipërfaqet e
lëmuara.
KUJDES!
Aksesorët dhe pjesët e
pajisjes nuk janë të
përshtatshme për larje në
lavastovilje.
7.2 Pastrimi periodik
Pajisja duhet të pastrohet rregullisht:
1. Pastroni pjesën e brendshme dhe
aksesorët me ujë të vakët dhe pak
sapun neutral.
2. Kontrolloni rregullisht gominat e
derës dhe pastrojini për t’u siguruar
që janë të pastra dhe nuk kanë
papastërti.
3. Shpëlani dhe pastroni plotësisht.
7.3 Shkrirja e ngrirësit
Shkrirja në ndarjen e frigoriferit është
automatike.
www.electrolux.com14