User Manual

28
Shqip
Montimi në mur (shih faqen 32)
Udhëzime sigurie
Për të evituar lëndimet e pickimeve ose të prerjeve
gjatë procesit të montimit duhet që të vishni doreza.
Produkti duhet të përdoret vetëm qëllimet e banjave,
të higjienës dhe të larjes së trupit.
Fëmijët dhe të rriturit me aftësi të kufizuara fizike,
mendore dhe/ose ndijuese nuk duhet ta përdorin
produktin pa qenë nën mbikëqyrje. Personat që janë
nën ndikimin e drogave ose të alkoolit nuk duhet ta
përdorin produktin.
Kontakti i valëve të dushit me pjesët e ndjeshme të
trupit (p.sh. me sytë) duhet që të shmanget. Midis
dushit dhe trupit duhet që të mbahet një distancë e
mjaftueshme.
Mbajtësja e kokës së dushit është projektuar vetëm
për mbajtjen e kokës së dushit dhe nuk duhet që të
rëndohet me objekte të tjera!
Udhëzime për montimin
Përpara montimit duhet që produkti të kontrollohet
për dëmtime nga transporti. Pas instalimit nuk do të
njihet asnjë dëmtim nga transporti ose dëmtim i
sipërfaqes.
Tubacionet dhe rubinetet duhet që të montohen, të
shpëlahen dhe të kontrollohen sipas standardeve në
fuqi
Duhet të respektohen linjat udhëzuese të instalimit, të
vlefshme për vendet respektive.
Gjatë montimit të produktit nga teknikët e
specializuar duhet mbajtur parasysh që sipërfaqja e
montimit gjendet brenda zonës së përgjithshme të
planit të montimit (nuk ka vendbashkime të dala ose
mospërputhje të pllakave), që struktura e murit është
e përshtatshme për montimin e produktit dhe që nuk
paraqet asnjë pikë të dobët.
Të dhëna teknike
Presioni gjatë punës maks. 1 MPa
Presioni i rekomanduar:
27378XXX / 27337XXX 0,15 - 0,4 MPa
26466XXX / 26467XXX 0,10 - 0,4 MPa
27384XXX / 27385XXX 0,20 - 0,4 MPa
(1 MPa = 10 bar = 147 PSI)
Temperatura e ujit të ngrohtë maks. 60°C
Dezinfektim Termik: maks. 70°C / 4 min
Produkti është projektuar ekskluzivisht për ujë të
pijshëm!
Përshkrimi i simbolit
Mos përdorni silikon që në përbërje ka acid
acetik.
Përmasat (shih faqen 37)
Diagrami i qarkullimit
(shih faqen 37)
Rain
RainAir
Pjesët e servisit (shih faqen 44)
XXX = Kodimi me anë të ngjyrave
000 = Krom
400 = E Bardhë/Krom
Pastrimi (shih faqen 40)
Përdorimi (shih faqen 34)
Montimi në tavan (shih faqen 34)
Demtim Shkaku Ndihme
Koka e dushit rrjedh shumë - Koka e dushit e ndotur / me kalk - Pastrimi / heqja e kalkut nga koka
e dushit