Owner's Manual

12
SQ
SHQIP
PROCEDURA E INSTALIMIT / MONTIMI DHE PËRGATITJA
SHËNIM
y
Figura e shfaqur mund të ndryshojë nga TV-ja juaj.
y
OSD-ja (afishimi në ekran) e TV-së tuaj mund të ndryshojë pak nga ajo që shfaqet në këtë manual.
y
Menytë dhe opsionet që disponohen mund të ndryshojnë nga burimi hyrës ose nga modeli i produktit
që përdorni aktualisht.
y
Kësaj TV-je mund t'i shtohen veçori të reja në të ardhmen.
y
TV-ja mund të vendoset në regjimin në pritje për të ulur konsumin e energjisë. Dhe TV-ja duhet
të fiket nëse nuk do të shohë njeri për një farë kohe, duke reduktuar në këtë mënyrë konsumin e
energjinë.
y
Energjia e konsumuar gjatë përdorimit mund të ulet ndjeshëm nëse niveli i shkëlqimit të pamjes ulet,
dhe kjo do të ulë koston totale të punës.
PROCEDURA E INSTALIMIT
1 Hapni paketimin dhe sigurohuni që të jenë përfshirë të gjitha pjesët shtesë.
2 Bashkoni mbështetësen me TV-në.
3 Lidhni një pajisje të jashtme me TV-në.
4 Sigurohuni që të jetë e vlefshme lidhja me rrjetin.
Mund të përdorni funksionet e rrjetit të TV-së vetëm kur kryhet lidhja me rrjetin. (Vetëm për modelin me
PORTË LAN)
MONTIMI DHE PËRGATITJA
Heqja nga paketimi
Kontrolloni në kutinë e produktit për artikujt e mëposhtëm. Nëse mungon ndonjë pjesë shtesë, kontaktoni
shitësin vendas ku keni blerë produktin. Ilustrimet në manual mund të ndryshojnë nga produkti dhe artikulli
aktual.
KUJDES
y
Mos përdorni artikuj të pamiratuar për të garantuar sigurinë dhe jetëgjatësinë e produktit.
y
Çdo dëm apo lëndim që shkaktohet nga përdorimi i artikujve të pamiratuar nuk mbulohet nga
garancia.
y
Disa modele kanë një film të hollë ngjitur mbi ekran, i cili nuk duhet hequr.