Owner's Manual

18
SQ
SHQIP
MONTIMI DHE PËRGATITJA
Montimi mbi tavolinë
1 Ngrijeni dhe anojeni TV-në mbi tavolinë në
pozicionin drejt.
- Lini një hapësirë 10 cm (minimumi) nga
muri për ajrosje të përshtatshme.
2 Lidheni kordonin elektrik me një prizë në mur.
KUJDES
y
Mos e vendosni TV-në pranë burimeve të
nxehtësisë, sepse kjo mund të shkaktojë
zjarr ose dëmtime të tjera.
Rregullimi i këndit të TV-së për t’iu përshtatur
pamjes
(Kjo veçori nuk disponohet në të gjitha modelet.)
Rregulloni këndin e TV-së për të përshtatur
shikimin duke e rrotulluar 20 gradë në të majtë ose
në të djathtë dhe rregulloni këndin e TV-së për t’iu
përshtatur shikimit tuaj.
20
˚
20
˚
KUJDES
y
Kujdes gishtat kur rregulloni këndin e
produktit.
- Mund të pësoni lëndim nëse shtypni duart
apo gishtat. Nëse produkti është anuar
shumë, mund të bjerë, duke shkaktuar
dëmtim ose lëndim.
Sigurimi i TV-së në një mur
(Kjo veçori nuk disponohet në të gjitha modelet.)
1 Futni dhe shtrëngoni bulonat me veshë, ose kapëset
dhe bulonat e TV-së në pjesën e pasme të TV-së.
- Nëse në pozicionin e bulonave me veshë janë
futur bulona, në fillim hiqni bulonat.
2 Montoni kllapat e murit me bulona në mur.
Përshtatni vendndodhjen e kllapës së murit dhe
bulonave me veshë në pjesën e pasme të TV-së.
3 Lidhini mirë bulonat me veshë dhe kllapat e murit
me një litar të fortë.
Sigurohuni që litarin ta mbani horizontalisht me
sipërfaqen e sheshtë.
10 cm
10 cm
10 cm
10 cm
Sigurimi i TV-së në një tavolinë
Fiksojeni TV-në në një tavolinë në mënyrë që të
mos anohet përpara, të mos dëmtohet dhe të
mund të shmangni lëndimet e mundshme.
Për ta siguruar TV-në në tavolinë, vendoseni
dhe shtrëngojeni vidën e ofruar mbi ose pranë
mbështetëses.
(Vetëm 42PH47**)
PARALAJMËRIM
y
Për të parandaluar rënien e TV-së, ai duhet
të lidhet në mënyrë të sigurt në dysheme/
mur sipas udhëzimeve për instalimin. Animi,
tronditja ose lëkundja e TV-së mund të
shkaktojë dëmtim.