Owner's Manual

8
ENG
SHQIP
UDHËZIMET MBI SIGURINË
KUJDES
y Kujdesuni që të mos i prekni vrimat e ventilimit kur jeni duke parë TV për një kohë
të gjatë pasi ato mund të nxehen. Kjo gjë nuk ndikon te funksionimi apo perform-
anca e produktit.
y Kontrolloni vazhdimisht kabllon e pajisjes suaj, dhe nëse pamja e saj tregon dëmtim ose përkeqësim,
shkëputeni atë, mos e përdorni më pajisjen dhe ndërrojeni kabllon me një pjesë këmbimi të njëjtë
nga një riparues i autorizuar.
y
Mos e shtypni fort me dorën tuaj ose mos e gërvishtni ekranin me një objekt të
mprehtë, si p.sh. me thonj, laps ose stilolaps.
y
Mbrojeni kordonin elektrik nga keqpërdorimi fizik ose mekanin, si p.sh. nga
përdredhja, përkulja, pickimi, mbyllja e derës mbi të ose nga shkelja. Bëni kujdes të
veçantë ndaj spinave, prizave në mur dhe pikës nga ku kablloja del nga pajisja.
y
Parandaloni mbledhjen e pluhurit mbi kunjat e spinës ose mbi prizë.
Kjo mund të shkaktojë rrezik zjarri.
y Shmangni prekjen e ekranit ose mbajtjen e gishtit (gishtave) mbi të për periudha
të gjata kohore. Kjo mund të prodhojë disa efekte të përkohshme shtrembërimi në
ekran.
y Për sa kohë që kjo njësi është lidhur te priza AC në mur, ajo nuk shkëputet nga burimi i ushqimit AC
madje edhe nëse e fikni këtë pajisje me ÇELËS.
y
Kur të pastroni produktin dhe komponentët e tij, fillimisht hiqeni nga priza dhe pastrojeni me
një leckë të butë. Ushtrimi i forcës së tepërt mbi të mund të shkaktojë gërvishtje ose çngjyrim.
Mos spërkatni ujë mbi të dhe mos e pastroni me leckë të njomë. Mos përdorni kurrë pastrues
xhamash, shkëlqyes makine ose industrial, gërryes ose dyll, benzen, alkool, etj. i cili mund të
dëmtojë produktin dhe panelin e tij.
Në të kundërt, kjo mund të shkaktojë zjarr, goditje elektrike ose dëmtim të produktit (deformim,
gërryerje ose thyerje).
y
Lëvizja e produktit ose heqja e tij nga paketimi, duhet bërë nga dy persona, pasi
produkti është i rëndë.
Në të kundërt, kjo mund të shkaktojë lëndim.
y
Kur të zhvendosni produktin, fillimisht sigurohuni që të jetë i fikur. Më pas, hiqini nga
priza kabllot e energjisë, kabllot e antenës dhe të gjithë kabllot e lidhjes.
TV-ja ose kordoni i energjisë mund të jenë dëmtuar, gjë që mund të përbëjë rrezik
zjarri ose mund të shkaktojë goditje elektrike.
y
Kur ta hiqni kabllon nga priza, kapeni nga spina dhe hiqeni.
Nëse telat brenda kabllos së energjisë janë të shkëputur, kjo gjë mund të shkaktojë
zjarr.