Owner's Manual
2
SHQIP
Udhzimet mbi sigurinë
Ju lutemi, lexojini me kujdes masat paraprake për 
sigurinë, para se të përdorni produktin.
 PARALAJMËRIM
Mos e vendosni TV-në dhe telekomandën në mjediset si më poshtë :
•  Në një vend të ekspozuar drejtpërdrejt ndaj rrezeve të diellit
•  Në një vend me shumë lagështirë, si p.sh. në banjë
•  Pranë një burimi nxehtësie si p.sh. pranë sobave dhe pajisjeve të 
tjera që prodhojnë nxehtësi
•  Pranë tryezave të kuzhinës ose lagështuesve ku mund të 
ekspozohen lehtësisht ndaj avullit ose vajit
•  Në një ambient të ekspozuar ndaj shiut ose erës
•  Pranë enëve me ujë si p.sh. vazot
Në të kundërt, kjo mund të shkaktojë zjarr, goditje elektrike, 
keqfunksionim ose deformim të produktit.
Mos e vendosni produktin aty ku mund të ekspozohet ndaj pluhurit. 
Kjo mund të shkaktojë rrezik zjarri.
Shkëputeni pajisjen nga priza. Spina duhet të mbetet e gatshme për 
përdorim.
Mos e prekni spinën me duar të lagura. Gjithashtu, nëse kunjat e spinës 
janë të lagura ose të mbuluara me pluhur, thajeni spinën plotësisht ose 
largoni pluhurin. 
Ju mund të pësoni elektroshok për shkak të lagështisë së tepërt.
Kujdesuni që ta lidhni kabllon e rrymës elektrike në korrent të tokëzuar. 
(Përveç pajisjeve që nuk janë të tokëzuara.) Mund të pësoni elektroshok 
ose të lëndoheni.
Fiksoni plotësisht kabllon elektrike. 
Nëse kablloja elektrike nuk është ksuar krejtësisht, mund të 
shpërthejë zjarr.
Sigurohuni që kordoni elektrik të mos bjerë në kontakt me objekte të 
nxehta si p.sh. me një ngrohës. 
Kjo mund të shkaktojë rrezik zjarri ose goditjeje elektrike.
Mos vendosni objekte të rënda ose dhe vetë produktin mbi kabllot 
elektrike. 
Në të kundërt, kjo mund të shkaktojë zjarr ose goditje elektrike.
Përthyejeni kabllon e antenës ndërmjet pjesës së brendshme dhe të 
jashtme të ndërtesës për të shmangur depërtimin e shiut. 
Kjo mund të shkaktojë dëmtim nga uji brenda produktit dhe mund të 
japë goditje elektrike.
Kur të montoni TV-në në mur, sigurohuni që të mos e instaloni TV-në 
duke e varur kabllon elektrike dhe atë të sinjalit mbrapa TV-së. 
Kjo mund të shkaktojë zjarr, goditje elektrike.










